Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gramoz Ruçi: Ja çfarë e bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gramoz Ruçi: Ja çfarë e bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sërish për qëndrimin e Bashkimit Europian në raport me zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ruçi ishte i pranishëm në konferencën “Sfidat e sigurisë së NATO-s”, prej ku theksoi se perspektiva e Aleancës së Atlantikut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian:

“Perspektiva e NATO-s për sigurinë sigurisht është shumë e qartë dhe më e avancuar se ajo e BE. Kjo provohet nga fakti se mjaft vende të rajonit sot janë anëtare të NATO-s, por nuk kanë ende një perspektivë të qartë për BE. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan nga ky proces në mbledhjen e KE në 17 tetor.

Dikur BE, kërkonte peticionet për të justifikuar dilemat e saj, sot burokratët duken më të kthjellët se vetë lidershipi i BE.

Ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një perspektivë ende më të paqarta akoma. Kjo pozitë asimetrike mes integrimit në NATO dhe integrimit të BE jo vetëm vendet e rajoni në vetvete, por gjithë sigurinë e Bashkimit Europian. Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE”.

Ruçi ka treguar po ashtu atë çfarë e bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm.

Ai tha se jo të gjitha vendet e Ballkanit kanë vizion perëndimor si Shqipëria. Sipas tij, kjo qasje e bën më të dobët atë.

“Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian natyrshëm terren për të dyja fuqitë jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor, si Kina dhe Rusia.

Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria.

Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore, kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre”, shtoi ai.

Gramoz Ruçi: Evropa është më e pasigurt me Ballkanin jashtë BE-së

Gramoz Ruçi: Kuvendi dhe qeveria i detyrohen më shumë arsimit

Tags: dobëtGramoz Ruçirajonthyeshem

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
“Shqipëria na bën krenarë”, SHBA: Është një partnere e palëkundur

“Shqipëria na bën krenarë”, SHBA: Është një partnere e palëkundur

Luli kthehu në shtëpi

Fiksimi i Ilir Metës me videopolitikën

“Ka presion nga qeveria”, studentët flasin për protestën e paralajmëruar

“Ka presion nga qeveria”, studentët flasin për protestën e paralajmëruar







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com