Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Grabitja e miliona eurove në Rinas/Largohet kreu i Aviacionit Civil?

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja e miliona eurove në Rinas/Largohet kreu i Aviacionit Civil?

Pas grabitjes së bujshme në Rinas të miliona eurove direkt nga barku i avionit, mësohet se është marrë vendimi për shkarkimin e drejtorit të Aviacionit Civil, Krislen Keri. Ky i fundit u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës. Keri më herët ka punuar në kabinetin e ish-ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, megjithëse krahas këtij pozicioni, mbajti edhe detyrën e shefit të projekteve në këtë ministri për tri vite. Ndërkohë për grabitjen e Rinasit, nuk është hetuar ende asnjë zyrtar dhe e gjitha ka përfunduar me vrasjen e një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërkohë që të tjerët janë në kërkim, bashkë me eurot.

Shkarkimi i Kerit nuk është bërë ende publik, por burime për ‘Gazetën MAPO’ thanë se vendimi i firmosur nga ministrja Belinda Balluku, do bëhet publik në orët në vijim. Ky shkarkim është i pari i një zyrtari, pas grabitjes së 9 Prillit në aeroportin “Nënë Tereza”. Keri u zgjodh në krye të Aviacionit Civil në nëntor të 2017-ës, dhe u lakua jo pak mediatikisht për lidhjet e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë, qeveria socialiste u shpreh se ai ishte personi i përshtatshëm që përmbushte kriteret e detyrës, dhe se ishte zgjedhur përmes konkursit.

Por kush është Krislen Keri?

Në 10 nëntor 2017, kryeministri Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka emëruar ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos, Krislen Kerin, në krye të Aviacionit Civil. Në një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili mban datën 10 nëntor 2017, thuhet se “me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e z. Krislen Keri, drejtor ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Krislen Keri, është drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Shqiptar, autoritetit publik zyrtar që merret me sigurinë në territorin dhe hapësirën ajrore të çdo lloj mjeti fluturues që hyn, del apo fluturon mbi Republikën e Shqipërisë.

Por, Krislen Keri është edhe ish-drejtor i projekteve në Ministrinë e Transporteve, në kohën kur në krye të kësaj ministrie qëndronte Edmond Haxhinasto, por që prezantohet nga ministri edhe si shef kabineti. Gjithashtu Krislen Keri është personi i përfolur në lidhje me aksidentin fatal të 7 majit të vitit 2016, ku dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën në Kavajë.

Mbi Krislen Kerin u ngritën dyshimet se kishte ndikuar për moszbatimin e një vendimi gjykate lidhur me barrierat mbrojtëse në krah të rrugës, duke favorizuar në këtë mënyrë një karburant në pronësi të babait të tij. Në atë kohë mediat raportuan se ishte pikërisht heqja e trafikndarëses në vendhyrjen e një karburanti e cila shkaktoi aksidentin tragjik. Karburanti ishte në pronësi të babait të Krislenit, Pilo Keri, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së.

 

Tags: rinasshkarkimivjedhja

TË LIDHURA

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital
Aktualitet

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike
Politikë

Vokshi nga Strasburgu: Mungesa e raportimit për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:09 | 30/01/2026
Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!
Politikë

Komisioni “Xhafaj” kërkon vizitë në SPAK, Prokuroria e Posaçme: Mos cënoni pavarësinë!

18:37 | 30/01/2026
Next Post
Dëmtim gjatë zëvendësimit, video bën xhiron e rrjetit

Dëmtim gjatë zëvendësimit, video bën xhiron e rrjetit

Hetuesit nxjerrin të dhënat sekrete/ Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?

Hetuesit nxjerrin të dhënat sekrete/ Një ish-komando në grabitjen e Rinasit?

Dhunoi zyrtaren e ndeshjes, FSHF dënim ekstrem për futbollisten seksi (Foto)

Dhunoi zyrtaren e ndeshjes, FSHF dënim ekstrem për futbollisten seksi (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com