Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Grabitja e bankave/ Eksperti i sigurisë: Si parandalohen

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja e bankave/ Eksperti i sigurisë: Si parandalohen

Të gjitha institucionet që administrojnë vlera monetare dhe veprojnë me sportele, të kenë të njëjtin standard, të zbatohet një politikë e përbashkët sigurie, duke respektuar padyshim edhe kushtet specifike të tyre

Nga ROLAND TASHI

EKSPERT I ÇËSHTJEVE TË SIGURISË

Grabitjet dhe pasojat e tyre ndaj sistemit bankar dhe financiar të vendit kërkojnë studimin dhe analizën e të gjithë faktorëve favorizues, shoqëruar me ndërtimin dhe funksionimin e strategjive dhe masave të nevojshme për frenimin dhe reduktimin e fenomenit. Duhet kuptuar se rritja e nivelit të sigurisë në banka dhe institucionet e tjera financiare është një element i rëndësishëm, që ndihmon garantimin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe progresiv në kohë.

Në këtë këndvështrim, parandalimi dhe reduktimi i ngjarjeve kriminale kontribuon në forcimin e sigurisë ekonomike të vendit, në sigurinë njerëzore dhe atë publike. Grabitja, dhuna psikologjike dhe fizike që e shoqërojnë, efektet sociale tepër sensitive, janë fenomene që sjellin pasoja jo vetëm për shëndetin e punonjësve të sistemit, të klientëve që gjenden në një skenë krimi, por kanë ndikim shumë të madh edhe tek opinioni i gjerë publik, i cili është shumë i vëmendshëm dhe kureshtar, veçanërisht me sistemin bankar të cilin e konsideron “partner ekonomik”.

Këtij partneri, klienti i ka besuar kursimet, ka vendosur me të marrëdhënie kredie, kryen të gjitha operacionet, pagesat etj. Thënë ndryshe, sot komuniteti i klientëve, i ngjashëm me popullsinë aktive, nuk mund ta zhvillojë veprimtarinë jetësore të shkëputur nga marrëdhënia me bankën, të cilën e koncepton se duhet të jetë gjithmonë e sigurt.

Parandalimi i veprimeve kriminale kërkon vëmendjen e të gjithëve

Në këto kushte, pra kur siguria merr një dimension më të madh se nevoja brenda sistemit, parandalimi i veprimeve kriminale kërkon vëmendjen e të gjithëve, duke ndjekur trajektoren lidership – punonjës. Siguria, ashtu si të gjitha “specialitetet” e tjera brenda familjes bankare, duhet konsideruar dhe interpretuar si nevojë, domosdoshmëri, si një mënyrë pune, sjellje dhe veprimi shumëdisiplinore.

Për të pasur efikasitet në masat e sigurisë, çelësi i suksesit është integrimi i masave të mbrojtjes fizike të objektit ku punohet, me veprimet dhe sjelljen e përditshme të punonjësve, ku rol të rëndësishëm luan trajnimi i tyre, si dhe bashkëpunimi me forcat e Shoqërive Private të Sigurisë Fizike (SHPSF) dhe atyre ligjzbatuese. Vetëm nëse kjo skemë, e konsideruar “trekëndëshi i sigurisë”, funksionon, përmirësohet dhe dimensionohet në varësi të kushteve dhe situatave të krijuara, mund të pretendojmë për masa të shtuara sigurie.

Ashtu siç u trajtua edhe më lart, brenda trekëndëshit të sigurisë, faktor i rëndësishëm që kërkon vëmendje maksimale nga punëdhënësi mbetet formimi dhe informimi i vazhdueshëm i punonjësve, i quajtur ndryshe trajnimi i tyre. Trajnimi, siç e njohim në terminologjinë e përditshme, duhet konsideruar si proces esencial në instalimin dhe zhvillimin e kulturës së sigurisë. Rreziku ndaj të cilit janë të ekspozuar punonjësit, masat që duhen marrë për njohjen dhe parandalimin, veprimet që duhen kryer në rastet e grabitjeve, duhet të trajtohen në një procedurë, praktikë dokumentare, e cila shërben si dokument orientues, udhërrëfyes i të gjitha masave që duhen marrë në fushën e sigurisë dhe veprimeve që duhen kryer në situata ekstreme.

Për sigurinë e përbashkët, e cila duhet të aplikohet në banka, degë, agjenci të saj, institucione financiare, në zona apo qytete të veçanta, kërkohen masa dhe qëndrime të përbashkëta. Siguria nuk mund të organizohet me konceptin e ishullit, që aplikohet dhe prek subjekte apo rajone të shkëputura, ajo duhet të konceptohet dhe funksionojë mbështetur në teorinë e mbrojtjes periferike, duke forcuar masat drejt qendrës, për të përfshirë brenda “rrethit të sigurisë” të gjithë arkipelagun e ishujve të shkëputur.

Bankat të veprojnë mbështetur në logjikë dhe koncepte të përbashkëta

Në vijim të këtij koncepti, duket se ka ardhur koha që për sigurinë, jo vetëm atë fizike, por edhe informatike, bankat të veprojnë mbështetur në logjikë dhe koncepte të përbashkëta. Manualet për sigurinë përgatiten nga strukturat e sigurisë dhe ato të rrezikut në banka, por që ato të jenë efikase dhe të kenë rezultat, duhet të jenë të konceptuara në nivelin e një standardi, në mënyrë që të gjithë të mbajnë qëndrime të njehsuara, mbështetur në praktikat më të mira.

Standardi nuk mund të ndërtohet nga një operator i vetëm, në këtë rast një bankë e shkëputur, por nga të gjitha palët e interesit, ku më kryesori mbetet kontributi i Policisë së Shtetit, strukturave të tjera që trajtojnë çështje të sigurisë, ekspertëve të psikologjisë dhe kriminologjisë. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), nëpërmjet Komitetit të Sigurisë, i cili ka rol esencial në drejtim të sigurisë, duhet të shërbejë si nismëtar, organizator, urë lidhëse ndërinstitucionale për të bashkëpunuar dhe për t’u konsultuar me agjencitë ligjzbatuese, për të krijuar një standard të përbashkët veprimi, brenda të cilit parashikohen, së pari praktikat e nevojshme dokumentare (procedura, udhëzime, manuale), si dhe mënyrat, sistemet më të avancuara të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në rast se i referohemi Italisë, një vend ku fenomeni i grabitjes në banka ka një rënie drastike, mësohet se në këto institucione financiare, nga viti 2007 deri në vitin 2018, shpenzohet më shumë se 600 milionë euro çdo vit për sigurinë. Për këtë periudhë, grabitja në sportelet e bankave regjistron rënie në nivelin 92%, shprehur ndryshe, nga 3,364 grabitje në vitin 2007 në 264 grabitje në vitin 2018.

Sipas Shoqatës Italiane të Bankave (ABI), faktorë ndikues në këtë rezultat të ndjeshëm, mbeten edhe: bashkëpunimi i vazhdueshëm me strukturat ligjzbatuese dhe sidomos me Policinë e Shtetit, nëpërmjet vendosjes së protokolleve të përbashkëta të koordinimit të veprimeve; aplikimi i sistemeve të avancuara të sigurisë fizike dhe elektronike; trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve në varësi të tendencave dhe progresit që shfaq “jeta e krimit”.

Një përvojë tepër e veçantë nga ABI është mbajtja e statistikave të rregullta për ngjarjet në sistemin bankar, të dhëna të cilat shërbejnë jo vetëm për njohjen e gjendjes në çdo kohë, por njëkohësisht edhe si materie, lëndë e parë, për ndërtimin e politikave të veprimit.

Komiteti i Sigurisë në AAB ka përgatitur një studim tepër të vlefshëm lidhur me grabitjet, ngjarjet kriminale dhe abuzive që kanë ndodhur në sistemin tonë bankar për periudhën 2000 deri në 2012. Ky studim, përveç vlerave tashmë arkivore, ka shërbyer edhe si dokument për njohjen e ngjarjeve të ndodhura, qytetet me ekspozim më të madh ndaj fenomenit të grabitjes, muajt, ditët, orët më të shpeshta për krimin, etj. Duhet kuptuar që statistikat dhe krahasimi i tyre është një element shumë i rëndësishëm në punën me sigurinë.

Pyetjeve se:

 çfarë ka ndodhur në sistemin bankar pas vitit 2012, si flasin statistikat, duhet të qeshim apo të qajmë, cila është tendenca, faktorët ekonomikë, socialë, kriminalë që kanë ndikuar në uljen apo rritjen e grabitjeve;

 çfarë ka ndodhur me grabitjet e automjeteve të blinduara me destinacion Rinasin në periudhën 2015 – 2019, cilët faktorë ndikuan që krimi, jo vetëm të mos ndalet, por të zgjasë tentakulat deri brenda aeroportit dhe të veprojë duke sofistikuar format dhe mënyrat për një periudhë katërvjeçare;

 sa shpenzohet për sigurinë në banka, sa eficiente janë këto shpenzime; është shumë e vështirë t’u jepet përgjigje.

Për çfarë arsyeje? Mungojnë statistikat dhe materialet studimore pas vitit 2012. Për ta mbyllur idenë e qëndrimeve të përbashkëta, duket se është e nevojshme që të gjitha institucionet që administrojnë vlera monetare dhe veprojnë me sportele, të kenë të njëjtin standard, të zbatohet një politikë e përbashkët sigurie, duke respektuar padyshim edhe kushtet specifike të tyre. Ky standard orienton punëdhënësit dhe punëmarrësit të kryejnë të njëjtat veprime, të mbajnë të njëjtin qëndrim dhe sjellje gjatë një situate grabitje, të përgatisin module të njëjta, ose të ngjashme për formimin dhe informimin e punonjësve.

Ky dokument, i cili mund të konsiderohet si “Politika e Sigurisë”, gjykoj se duhet të përgatitet nga Komiteti i Sigurisë në AAB, në bashkëpunim me organet e cituara më lart, me përfaqësues të Departamentit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë, si dhe ekspertë të fushës. Politika e Sigurisë duhet të shërbejë edhe si material referues për trajnerët dhe ekspertët që përgatisin modulet e trajnimit të punonjësve. /Monitor

Tags: bankaekspertgrabitjesiguri

TË LIDHURA

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK
Aktualitet

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…
Aktualitet

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

21:36 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025
Next Post
“Është zgjuar nervoz, shpresojmë të qetësohet”, Meta e nis ditën me këtë mesazh

“Është zgjuar nervoz, shpresojmë të qetësohet”, Meta e nis ditën me këtë mesazh

Avokati sqaron procedurat: Si të përfitoni Green Card në SHBA

Avokati sqaron procedurat: Si të përfitoni Green Card në SHBA

Kosovë, paralajmërohet skenar i ri në prag të zgjedhjeve

Kosovë, paralajmërohet skenar i ri në prag të zgjedhjeve

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq
Bota

Gjobat e reja turistike pushtojnë Evropën për turistët që sillen keq

by mirseda
22:36 | 08/08/2025
0

Këtë vit, disa vende evropiane kanë vendosur gjoba të rënda për turistët që sillen keq. Por pse...

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

22:29 | 08/08/2025
Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

Çfarë ka mes tyre? Xheneta: Unë nuk jam Bora Zemani!

22:28 | 08/08/2025
Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

Tonelata me kokainë drejt Evropës/ Katër vëllezërit Çela, në qendër të grupit kriminal të zbuluar nga SPAK

22:16 | 08/08/2025
Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

22:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com