Biznesmeni i njohur dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka rënë pre e hajdutëve. Ka qënë vetë ai që ka njoftuar i revoltuar me anë të rrjeteve sociale. Me anë të një postimi në Instagram ai tregoi se grabitësit kanë marrë nga shtëpia e tij 8000 euro.
“O hajna amatera keni vjedh 8000 euro ne villen time, nuk keni dit me hy ne bunker aty ku i kam milionat, kështu qe hallall ju qofte. E keni pagu shtrejt ket vjedhje”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.
Biznesmeni ka postuar në Instastory videon e kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihen grabitësit duke u larguar nga banesa e tij.