Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i cili ka grabitur një dyqan telefonash. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi me inicialet Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare, i ka marrë me forcë shitëses 45.000 lekë.
DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.