Biznesmeni i përpunimit të drurit në Elbasan Lufti Bici ka rënë pre e një grabitjeje.
“Balkanweb” raporton se maskat kanë marrë 20 milionë lekë në banesën e biznesmenit Bici. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ndërkohë thuhet se në momentin e grabitjes, nuk ka pasur njeri në banesë. Policia po punon për kapjen e autorëve.