PSG është ekipi më i etur për tituj dhe kryesisht kërkon një triumf në Champions League. Për këtë arsye gjatë periudhës që futbollistët do të jenë pushim ata janë kujdesur për çdo detaj që kur të kthehen të mos kenë humbur formën e tyre. Për të mos pasur surpriza në peshore, ata kanë vendosur që ti monitorojnë vazhdimisht atletët e tij. Te PSG është vendosur se futbollistët tolerohet të kthehen vetëm me +1 kg peshë nga pushimet
Sipas “Le Parisien”, skuadra franceze PSG i ka dhënë një GPS secilit prej futbollistëve, për të kontrolluar ushtrimet që ka kryer. Të gjithë futbollistët do të kenë katër apo pesë ditë pushime dhe do të qëndrojnë me familjet e tyre, por gjatë kësaj kohet duhet të ndjekin dietë dhe të kryejnë ushtrimet e personalizuara.