Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gomonet që vr*sin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vr*në Shqipërinë!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gomonet që vr*sin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vr*në Shqipërinë!

Nga: Kim Mehmeti

Duhet përsëritur atë që e kam shkruar dikur: ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj po aq sa edhe familjarët e vajzës që erdhën të pushonin e të çmalleshin me vendlindjen, e ku atdheu ua morri më të shtrenjtën që kishin.

Dhe përderisa në heshtje e jetojmë dhembjen e atyre që e humbën më të dashurën e vet, do duhet vetvetes t’ia shtrojmë pyetjet që nuk ia kemi shtruar në kohën e duhur.

Si për shembull atë se ç’njerëz janë ata që i drejtojnë gomonet vrastare dhe, si u bë Shqipëria vend ku çdokush mund të të vret e thuajse askush nuk të mbron.

Po pra, tragjedia rrëqethëse që ndodhi në Himarë, mund edhe të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet e duhura, si për shembull atë se drejtuesit e gomoneve që i vrasin fëmijët tanë janë të njëjtë me shumë nga ata që i kemi votuar ne, janë të njëjtë si burrështetasit që e kriminalizuan vendin, të cilëve ua besuam jetën e na dhanë vdekjen, si ata që kërkojnë dënimin e vrasësve tanë, por pasi që vetë e vranë Shqipërinë.

Dhe sot kur e jetojmë këtë dhembje rrëqethëse dhe të paimagjinueshme, tani kur përballemi me këtë tragjedi – të ta vrasin fëmijën në plazh, aty ku ke shkuar të pushosh e ku ke besuar se je më i mbrojtur se kudo qoftë në tjetër vend – duhet kërkuar përgjegjësi para së gjithash nga vetvetja.

Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, i dekadave gjatë të cilave i përkrahëm ata që përfitojnë edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë, ata që na vijnë për ngushëllime me buqete lulesh atëherë kur na i vrasin fëmijët.

Tags: Himarekim mehmetitragjedia

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Next Post
“S’ke çfarë sqaron, tani më dëgjoni mua”, Rama i kthehet Gjicit dhe Ndreut pasi kërkuan investime (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Himarë/Rama: Drejtësia t'i japë ndëshkimin më ekstrem autorit

Nancy Pelosi: Shtetet e Bashkuara s’do ta “braktisin” Tajvanin

Nancy Pelosi: Shtetet e Bashkuara s'do ta "braktisin" Tajvanin

Spartak Braho: Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’

Spartak Braho: Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,
Aktualitet

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

by mirseda
12:40 | 10/02/2026
0

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe...

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com