Tepelena festoi dje 75-vjetorin e çlirimit, ndërsa pas homazheve në varrezat e Dëshmorëve, ishte organizuar edhe një drekë me veteranë dhe familjet e dëshmorëve të këtij qyteti.
Në një video shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, duke kënduar këngë polifonike kushtuar Enver Hoxhës.
Kjo video nuk është pritur aspak mirë nga deputeti demokrat, Tritan Shehu, i cili i ka kërkuar Edi Ramës që ta shkarkojë menjëherë.
Ai i është drejtuar kryeministrit Rama me një apel të hapur, që të shkarkojë menjëherë kryetarin e Bashkisë së Tepelenës.
Tritan Shehu nuk është ndalur me kaq, por i ka kërkuar Prokurorisë që të veprojë ndaj tij, për shkelje të ligjit. Deputeti i PD-së, mjaft i revoltuar, përmes statusit në Facebook apelon ndaj opinionit publik e shoqatave të ish-të përndjekurve politikë, që të reagojnë ndaj këtij rasti, të cilën e cilëson si një skandal të vërtetë.