Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjyshja e Kosovës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjyshja e Kosovës

Nga: Enver Robelli

Jemi shoqëri që harron shpejt. Të etur pas zhurmës së përditshme politike, të përplasur në vorbullin e intrigave, kombinimeve paraelektorale, planeve paszgjedhore, të preokupuar me hallet e përditshme dhe aderimet sa të papritshme po aq edhe të parëndësishme – ne harrojmë çdo ditë e më shumë. Në disa qytete të Kosovës ka rrugë që mbajnë emrin e Madeleine Albright, por sot (dje), kur ajo mbush 80 vjet, një jubile padyshim i rëndësishëm i jetës, askush, asnjë institucion dhe asnjë medium, nuk solli në vëmendjen e publikut ditëlindjen e diplomates amerikane.

«Kam qenë 59-vjeçare kur zbulova rrënjët e mia hebraike», tha Albright pasi mori detyrën e ministres së Jashtme amerikane më 23 janar 1997. Ishte gruaja e parë në postin e shefes së diplomacisë. E mbajti këtë post në kabinetin e Bill Clintonit deri në vitin 2001.

Origjina e saj hebraike luajti rol edhe në formulimin e politikës së jashtme amerikane. Ishte Albright ajo që kishte ndjeshmërinë më të madhe për të drejtat e njeriut. Nga viti 1993 deri në fillim të vitit 1997 ajo ishte ambasadore e SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe u ballafaqua me pasojat e politikës kriminale të Beogradit në Kroaci dhe sidomos në Bosnjë. Ndërsa diplomatë të tjerë (nga Britania apo Franca) përpiqeshin; i fajësonin të gjitha etnitë në Bosnjë për shpërthimin e dhunës, për Madeleine Albright nuk kishte dyshim se agresori kishte emër: Slobodan Millosheviqi, Radovan Karagjiqi e Ratko Mladiqi me armatën e tyre dhe njësitë paramilitare. Kur mori postin e kryediplomates amerikane asaj nuk i duhej të ndiqte një kurs të shkurtër për të kuptuar politikën ballkanike.

Madeleine Albright u lind në një familje hebraike në Pragë më 15 maj 1937 me emrin Maria Jana Korbelová. 25 anëtarë të familjes së saj janë vrarë në Holokaust, gjenocidin nazist kundër hebrenjve. Në autobiografinë e saj kjo profesore e shkencave politike ka përshkruar rrugën e saj jetësore dhe të familjes së saj. Që në moshën dyvjeçare Albright u gjend në Londër, ku familja e saj iku nga terrori nazist në Çekosllovaki. Në vjeshtë të vitit 1945 i ati i saj u emërua ambasador çekosllovak në Beograd, ku u vendos me familjen e tij, përfshirë edhe «Madlenkën» e vogël. Pas puçit komunist në Pragë në vitin 1948 familja emigroi në SHBA. Më 1957 ajo mori shtetësinë amerikane. Prindërit i kishin folur asaj shumë për jetën si refugjatë, por jo edhe për origjinën hebraike. Madeleine u rrit me besimin katolik, të cilin e kishin përqafuar prindërit e saj. 60 vjet pasi babai i saj kishte shërbyer në Beograd si ambasador e bija e tij ishte njëra prej përkrahësve më venidmtare të bombardimit të këtij qyteti, prej nga kishte filluar fushata për vrsajen dhe pushtimin e popujve të tjerë të Ballkanit.

Gjatë kohës së ushtroi detyrën e ministres së jashtme ajo e quajti Amerikën një «komb të pashmangshëm», pa të cilin nuk mund të zgjidhen shumë probleme. Gjatë fushatës së fundit elektorale ajo ishte kundërshtare e rreptë e Donald Trumpit dhe përkrahur Hillary Clintonin. Albright u bëri apel grave të votojnë kandidaten demokrate duke thënë se në ferr ekziston një sektor për gra, të cilat nuk i përkrahin gratë. E zemëruar me deklaratat urrejtëse të Trumpit kundër të huajve, e sidomos myslimanëve, Albright paralajmëroi se në shenjë solidariteti me myslimanët do të regjistrohej si myslimane.

Në biografinë e saj ajo flet hapur për problemet me të cilat përballet një grua mes burrave në diplomaci, ajo nuk i fsheh dobësitë e saj, tregon me sinqeritet për dështimin e martesës dhe përkundër fuqisë së padiskutueshme të SHBA-ve nuk përpiqet të duket si shpëtimtare e botës.

Tags: enver robellikosoveMadeleine Albrightserbi

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
23-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Osmani: Mirënjohës aleatëve

23-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Osmani: Mirënjohës aleatëve

Çfarë sanksionesh janë vendosur ndaj Rusisë deri më tani?

Çfarë sanksionesh janë vendosur ndaj Rusisë deri më tani?

“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Bashkimi i demokratëve në malore, por jo i pamundur







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com