Gjykata e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur të rikthejë në qeli Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS-së perfshirë në aferen e inceneratorëve. Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ndryshim të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Bllako është rikthyer në qeli pas 34 ditësh në “arrest në shtëpi”.
6 muaj pasi u prangos, ish-deputeti Alqi Bllako u lirua nga gjykata në fillim të muajit tetor, për t’u hetuar në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me koncensionin e inceneratorit të Fierit. Ai fitoi lirinë me argumentet se gjendja familjare është e rënduar, ka fëmijë të mitur për t’u kujdesur dhe se hetimet për dosjen janë drejt fundit.