Një mesazh kërcënues ndaj drejtorit të burgjeve Agim Ismaili ka mjaftuar për të mbyllur në psikiatri ish të dënuarin Muharrem Zilija.
Ai u arrestuar para disa ditësh, pasi kishte kërcënuar me një mesazh Ismailin, ku i kishte shkruar: Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote.
Togat e zeza e kanë liruar nga qelia dhe kanë vlerësuar që duhet shtruar në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë.