Gjykata Kushtetuese njeh vendimin e KPA-së për shkarkimin e Besnik Muçit.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga institucioni, por emri i tij është hequr nga faqja online e Gjykatës Kushtetuese.
Tashmë në faqen zyrtare rezultojnë vetëm këto emra si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Vitore Tusha, Elsa Toska.
Besnik Muçi u shkarkua nga detyra për problemet me pasurinë dhe figurën morale. Sipas verdiktit të Kolegjit te Apelimit, ai duhet të ndërpresë menjëherë ushtrimin e funksioneve, ndërsa për 15 vitet e ardhshme s’mund të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.