Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë. Sot është zhvilluar mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Ilir Toska do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata e Lartë ka zgjedhur Toskën si anëtar me 13 vota, ndërsa do të zëvendësojë gjyqtarin Gani Dizdari.
Toska bëhet kështu anëtari i 8 i kësaj gjykate, teksa duhet edhe një gjyqtar për të plotësuar numrin e plotë të anëtarëve të Kushtetueses.