Gjykata e Kavajës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë.
Qatja akuzohet për përshtatje të banesës së saj për përdorim droge.
Nga ana tjetër, prokuroria ka pasur informacione që 30-vjeçarja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dënimin në Gjermani.
Mësohet se djali i saj 2-vjeçar, i cili në momentin e krimit gjendej me të ëmën në shtëpi, do të ketë kujdestari të përbashkët, Marsidën dhe prindërit e saj.
Sa u përket dy fëmijëve të tjerë, djali 14 vjeç dhe vajza 10 vjeç, do të qëndrojnë me të atin e tyre, bashkëshortin e parë të Marsidës.