Gjykata ka pushuar çështjen e ngritur një vit më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për rastin e Xhisiela Malokut.
Ishte Prokuroria ajo e cila ka kërkuar vetë mbylljen e kësaj çështjeje, duke mos ankimuar vendimin e Gjykatës në 18 shtator. Bëhet fjalë për denoncimin e përdhunimit të Xhisiela Malokut nga gazetari Çollaku, i cili mori në intervistë oficerin e policisë Emiljano Nuhu një vit më parë.
Nuhu deklaroi se Balla dhe disa persona të tjerë e kishin kërcënuar në Komisariatin e Fushë-Krujës për të mbyllur çështjen e Xhisiela Malokut, e cila pretendohej se ishte përdhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Kreu i opozitës Basha akuzoi kryetarin e deputetëve socialistë Balla për këtë çështje dhe ky i fundit e paditi në 27 shtator të 2018.