Ministrja e Arsimit Besa Shahini teksa foli në Kuvend vuri theksin tek gjuha shqipe, e cila sipas saj, vijon të keqpërdoret dhe të shkruhet me gabime.
Shahini tha se dekreti i Presidentit të Republikës për Akademinë e Shkencave, duhet të rrëzohet dhe njëherësh duhet t’i hapet rruga punës për përafrimet intelektuale mes Shqipërisë dhe Kosovës: “Gjuha shqipe nuk përdoret mirë, ndryshe nga vendet e tjera ku evoluon, përditësohet. Sot gjuhës shqipe i mungojnë shumë fjalë. I mungojnë shprehjet në gegërisht. Fjalët i përdorim gabimisht. Krahas përpjekjeve tona me përafrim kombëtar, duhet të bëjmë një përafrim intelektual. Dekreti i Presidentit për Akademinë e Shkencave duhet të rrëzohet”.