Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjobë punëdhënësve që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjobë punëdhënësve që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve

Këshilli i Ministrave ka vendosur të gjobisë punëdhënësit që nuk aplikojnë për ndihmën financiare të punonjësve të tyre me një shumë prej 50 mijë lekësh.

Kjo masë administrative sanksionohet në disa ndryshime dhe shtesa në AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR.

“Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit të të punësuarit apo ish-të punësuarit që plotëson kushtet për të përfituar ndihmën financiare, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19, dënohet me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Subjektet, të cilat i kanë trajtuar me pagë të plotë të punësuarit apo ish-të punësuarit nuk gjobiten për mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare.

Subjektet e gjobitura mund të ushtrojnë të drejtën e ankimit pranë administratës tatimore, duke paraqitur në rrugë elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative.”, thuhet në të.

Pak ditë më parë, kryeministri Rama e paralajmëroi vendosjen e kësaj gjobe. “Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në Whatsapp, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësit e tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikojnë për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende Pagesën 40 mijë Lek! Bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish, u kanë kthyer kurrizin!”.

Nga paketa e dytë financiare janë parashikuar të përfitojnë 176 mijë persona, ku rreth 100 mijë i përkasin biznesit të vogël dhe pjesa tjetër nga subjektet e mëdha që kanë larguar punonjësit nga skema e sigurimeve deri në 10 prill si dhe në turizëm.

Deri në fillim të majit, kur janë publikuar të dhënat e fundit nga tatimet, aplikimet ishin bërë për rreth 100 mijë persona.

Por bizneset ankohen që një nga arsyet se pse nuk aplikojnë dot lidhet me datën e largimit të punonjësve nga sigurimet.

Burimet nga tatimet kanë pohuar se po punohet për një ndryshim në VKM për të adresuar këtë problematikë. /Monitor

Tags: gjobëpunedhenespunonjës

TË LIDHURA

Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD
Politikë

Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD

19:32 | 09/02/2026
Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel, policia të na bashkohet
Politikë

Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel, policia të na bashkohet

19:18 | 09/02/2026
Berisha: Protestat janë të ligjshme; Rama po dëmton integrimin
Politikë

Berisha: Protestat janë të ligjshme; Rama po dëmton integrimin

19:12 | 09/02/2026
Next Post
Teatri/ SPAK nis zyrtarisht hetimet, caktohet prokurori

Teatri/ SPAK nis zyrtarisht hetimet, caktohet prokurori

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, pranga shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, pranga shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Princ Harry përfundon në një klinikë psikiatrike

Princ Harry përfundon në një klinikë psikiatrike







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Luizi i premton Stenaldos takim me vajzën e tij; banori përlotet nga emocionet
Showbizz

Luizi i premton Stenaldos takim me vajzën e tij; banori përlotet nga emocionet

by mirseda
19:55 | 09/02/2026
0

Stenaldo dhe Luizi kanë patur një bisedë shumë të ndjerë sot në shtëpinë e “Big Brother VIP...

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

Luizi përballet me pyetjet për Efin dhe Kiarën: Big Brother-i im ka mbaruar

19:48 | 09/02/2026
Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD

Salianji publikon video dhe thërret për pjesëmarrje në protestën e PD

19:32 | 09/02/2026
Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel, policia të na bashkohet

Protesta e 10 shkurtit/ Berisha: Zëri ynë do dëgjohet në Bruksel, policia të na bashkohet

19:18 | 09/02/2026
Berisha: Protestat janë të ligjshme; Rama po dëmton integrimin

Berisha: Protestat janë të ligjshme; Rama po dëmton integrimin

19:12 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com