Engjëll Bejtja do të jetë emri që do të zëvendësojë Skënder Gjinushin në krye të Partisë Social Demokrate. Emri i tij u vendos ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Mësohet se Gjinushi kishte paraqitur dorëheqjen nga partia që drejton prej vitesh katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve si kryetari i Akademisë së Shkencave.
Ndërkohë, kreu i ri i PSD-së, Engjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mbajtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë, pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ndërsa mësohet se më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.
“Për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi”. KQZ vendosi zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi me emrin e personit të kooptuar, z. Engjell Bejtaj”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.