Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Gjermani/Shoqëria me njerëzit e gabuar çoi në burg ish-lojtarin e Skënderbeut

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Gjermani/Shoqëria me njerëzit e gabuar çoi në burg ish-lojtarin e Skënderbeut

Nga 12 dhjetori i 2017-ës, Bekim Kuli është i burgosur në Gjermani. Kavajasin në Shqipëri e njohin të gjithë si futbollist që ka fituar trofe me Dinamon dhe Skënderbeun. Karakteri i tij në fushë ishte shpërthyes, por askush nuk e kishte menduar se ai një ditë do të akuzoheshe për përfshirje në trafik lëndësh narkotike, apo edhe për dijeni të një aktiviteti të tillë, akuzë që bie mbi ish-mesfushorin, sipas Herit, vëllait të Bekimit.Kavajasi ka lënë në Shqipëri gruan dhe dy fëmijët e tij dhe është duke u marrë me një kalvar të gjatë gjyqësor. Ish-fantazisti i Dinamos, Partizanit, Besës, Bylisit, Lushnjës, Samsunsporit, Vllaznisë, Shkumbinit dhe Skënderbeut, do t’i duhet të vuajë një dënim thjesht sepse u shoqërua me njerëzit e gabuar. Të paktën kështu pretendon vëllai i tij, Heri. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Heri tregon se si e arrestuan vëllanë në Gjermani dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Çfarë ndodhi me vëllanë tuaj?

Vëllai, për fat të keq, është në burg aktualisht. Jemi thellësisht të tronditur nga e gjithë ajo që ndodhi, por ja që fati dhe jeta ndonjëherë të vënë në prova të mëdha.

Ju mendoni se Bekimi është arrestuar për çështje fati?

Edhe për këtë. Bekimi është njeri që u beson shumë njerëzve. Shkoi u shoqërua me njerëzit e gabuar, me shpresën se do të merrte dokumentet gjermane në të ardhmen dhe në fund e pësoi.

Le ta nisim pak nga fillimi… Kur shkoi Bekim Kuli në Gjermani?

Kishte afro dy muaj. Ka qenë tetor kur ai ka shkuar në Gjermani te disa të njohurit e tij.Çfarë ndodhi aty?

Më 12 dhjetor, Bekimi u arrestua së bashku me 6-7 persona të tjerë. Ndodhej në lokalin e një personi që e konsideronte mik. Gjithçka ishte pa lidhje me Bekimin në fakt, por ja që u përfshi edhe ai.

Dakord, të kthehemi tek arrestimi i Kulit. Thatë se më 12 dhjetor kishin shkuar dy policë në lokalin ku ishte edhe vëllai juaj. Çfarë ndodhi më pas?

Dy policët, në fakt, kishin qenë të infiltruar dhe ishin sjellë si trafikantë… kishin kërkuar të blinin mall, te njeriu që kishte pritur Bekimin në Gjermani. Pas disa bisedave paraprake, ku në fakt vëllai im nuk kishte qenë fare në tavolinë, por ishte në banak dhe ishte duke pirë kafe, miku i Bekimit e kishte thirrur dhe e kishte prezantuar Bekimin si nipin e tij. Pronari i lokalit, pa e ditur se kishte të bënte me policë, kishte rënë dakord që të shiste një sasi malli për 33 mijë euro.

Në të moment, ai nuk kishte preferuar t’i numëronte vetë paratë, por i kishte kërkuar Bekimit që t’i numëronte. “Beko, hajde numëroji pak këto paratë”, i pati thënë. Bekimi kishte gati një muaj dhe ndihmonte me ndonjë punë të vogël. Njëri nga këta punëtorët e këtij biznesmenit kishte pasur probleme me patentën dhe e ndihmonte vëllai im. Në kushte mirëbesimi i ka marrë lekët që t’i numërojë. Në atë moment ata i arrestuan që të gjithë. Kjo është historia.Dakord, por Kuli mund të merrte një avokat…

Po, e mori avokatin dhe u bë e mundur që pas pak muajve Kuli të mos gjykohej me grupin si bashkëpunëtor i tyre. Ai më pas u gjykua jo si pjesëmarrës në aktivitet kriminal, por si person që kishte dijeni për aktivitetin e palës tjetër dhe nuk kishte denoncuar. Prokurorja e çështjes këmbënguli deri në fund se bekimi kishte dijeni për aktivitetin e miqve të tij, por në fakt ai nuk kishte.

Madje, gjatë seancës që zgjati 5 orë dhe jo 1, siç është shkruar në median shqiptare, pati edhe një debat mes gjyqtarit dhe prokurores, sepse gjyqtari pretendonte se duheshin prova konkrete që ta vërtetonin faktin që Bekimi kishte dijeni për aktivitetin e pjesës tjetër të grupit.

E megjithatë, në fund, u vendos që Bekimi të dënohej me 16 muaj vetëm me motivin se kishte pasur dijeni dhe nuk kishte kallëzuar në polici. Kjo nuk ishte e vërtetë, sepse realisht Bekimi mendonte se ishte futur në një biznes futbolli, por tani u bë kjo gjë. Ai madje refuzoi edhe marrëveshjen që i ofroi shteti gjerman.

Tags: burggabuargjermaniish-lojtarinnjerëzitshoqëriaSkenderbeut

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Rama pranon gabimet: Disa zyrtarë e marrin rrogën kot, do ikin nga puna

Rama s’duron kritikat, mburret me të punësuarit e muajt maj

Tirana bën goditjen e parë pas rikthimit në Superiore

Tirana bën goditjen e parë pas rikthimit në Superiore

Heq dhjamin nga stomaku brenda një nate, zbuloni kurën

Heq dhjamin nga stomaku brenda një nate, zbuloni kurën







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare
Aktualitet

Australia merr nga Siria 34 shtetas të saj nga kampi Roj, ku kanë qëndruar edhe gra shqiptare

by mirseda
22:25 | 16/02/2026
0

Anëtarë të familjeve të militantëve të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët janë shtetas australianë, hipën në...

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com