Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag të zgjedhjeve në tetor. Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë. Këtë e miratoi qeveria gjermane të mërkurën (15.06.). Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea.

Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha ai.

“Sy e veshë për misionin”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend. “Ata do të shërbejnë si sy e veshë për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane, të mërkurën 15.06 në Berlin.

Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu qysh javën e ardhshme. Grupi parlamentar opozitar CDU/CSU e përshëndet rikthimin e ushtarëve gjermanë në EUFOR-Althea, por kritikon numrin e kontingjentit. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë. “Një shans i humbur i qeverisë për të dhënë një sinjal jo vetëm simbolik, por të fortë, në këtë kohë të rëndësishme në një rajon me rëndësi strategjike, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Hardt.

Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil.

EUFOR (European Union Force) ALTHEA përbëhet aktualisht nga 18 ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse. Batalioni ndërkombëtar në kampin Butmir, Sarajevë, mbështet organet e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Veç kësaj EUFOR  ALTHEA mban në dispozicion një trupë ndërhyrëse në rast keqësimi të gjendjes.Nisur nga tensionet e krijuara kohëve të fundit ndërmjet etnive, komandanti aktual i EUFOR-it ka thirrur katër kompani të njësisë rezervë, pra, gjithsej deri në 500 ushtare dhe ushtarë. /DW

Tags: bosnje hercegovineDavid Helmboldqeveria gjermane

TË LIDHURA

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim
Bota

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025
Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen
Bota

Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

16:27 | 05/07/2025
Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish
Bota

Turqia arreston 3 kryetarë bashkie, opozita goditet sërish

14:34 | 05/07/2025
Next Post
Presidenti, shanset më të mira zgjidhja e keqe

Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

Monika Lubonja bëhet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik (VIDEO)

Monika Lubonja bëhet drejtoreshë e Kopshtit Zoologjik (VIDEO)

Deputeti proteston në Kuvend, shkon me shportën me ushqime

Deputeti proteston në Kuvend, shkon me shportën me ushqime

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte
Kuriozitete

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte

by mirseda
17:57 | 05/07/2025
0

Krokodili i Nilit ka një forcë kafshimi tetë herë më të fortë se ajo e Peshkaqenit të...

Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac

Vetëvritet reperi Young Noble, një nga figurat e fundit të afërta me Tupac

17:55 | 05/07/2025
Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

Aksident i rëndë në vend/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, raportohet për të plagosur

17:24 | 05/07/2025
Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

Sulm me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, plagoset një 41-vjeçar

17:09 | 05/07/2025
S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com