Në shenjë proteste për rritjen e ushqimeve, deputeti demokrat Dashnor Sula ka shkuar në Kuvend me një shportë ku çmimi total shkon në 30 mijë lekë. Sipas tij, kjo shportë duhet në tre ditë dhe për shqiptarët është e papërballueshme. Deputeti i shqetësuar tha se rritja e çmimeve e ka bërë jetesën e vështirë, ku duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer.
“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer.
Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste”, tha Dashnor Sula.
Ai i bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të amnistojë dhe të gjejë një zgjidhje për të ndihmuar familjet shqiptare, për shkak të çmimeve. “Të bëjnë indeksimin e çmimeve. E qartë dhe e thjeshtë si në Maqedoni. Që ka zeruar TVSH për shportën”, tha Sula.