Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gjermania mirëpret studentët shqiptarë, jepen 46% më shumë leje qëndrimi

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania mirëpret studentët shqiptarë, jepen 46% më shumë leje qëndrimi

Trendi i studentëve shqiptarë që po zgjedhin të studiojnë jashtë ka qenë në rritje së fundmi. Pjesa më e madhe e tyre i janë drejtuar universiteteve europiane. Të dhënat e publikuara nga Eurostat treguan se vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë 2360 leje qëndrimi të reja për studentet shqiptarë. Në raport me një vit më parë ku numër është rritur me 17%.

Numri i studentëve që kërkojnë të studiojnë jashtë ka shënuar rritje vit pas viti. Në 2014-n Bashkimi Europian dha për studentët 1627 leje qëndrimi të lëshuara për herë të parë. Prej atëherë numri i tyre ka qenë në rritje, veçanërisht në dy vitet e fundit.

Në 2017-n numri i lejeve të dhëna për studentët shqiptarë ishte 2025.

Ndër arsyet kryesore të largimit, përveç përmbushjeve akademike, është edhe pakënaqësitë që kanë me arsimin në vend. Në dhjetor të këtij viti akademik studentët nga universitetet në të gjithë Shqipërinë u ngritën të protestonin për një arsim më cilësorë, ulje të tarifave dhe përmirësimin e kushteve në auditorë dhe në konvikte.

Të gjithë drejt Gjermanisë

Ashtu sikurse për të punësuarit, Gjermania është destinacioni kryesor për shqiptarët që emigrojnë për arsye studimi. Gjatë 2018-s janë dhënë 781 leje qëndrimi, rreth 46% më shumë se një vit më parë. Një vit më parë janë dhënë për këtë arsye 535 leje qëndrimi.

Pas Gjermanisë numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit për arsye edukimi e ka Italia. Sipas shifrave të Eurostat janë dhënë 526 leje për shqiptarët, nga 337 që u lëshuan një vit më parë.

Në vend të tretë renditet Franca me 2015 leje qëndrimi, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 156, Austria me 132 dhe Holanda me 83 leje.

Stoku më i lartë i studentëve shqiptarë është regjistruar në Itali dhe Greqi, ku janë të përqendruar edhe pjesa më e madhe emigrantëve me leje qëndrimi. Por vitet e fundit tendenca ka qenë gjithnjë e më shumë në rritje në vendet e perëndimit.

 Jo vetëm në perëndim

Leje qëndrimi janë dhënë edhe nga vendet e Europës Lindore. Sipas të dhënave për vitin 2018 nga shteti rumun janë lëshuar 78 leje, ndjekur nga Bullgaria me 73 leje.

 A do të rikthehen studentët?

Në një kohë ku treguesit e emigracionit po shënojnë rritje me një ritëm të shpjet, probabiliteti që të kthehen studentët që shkojnë të studiojnë jashtë është shumë i vogël. Përveç që studentët mësohen me jetesën në vendet ku studiojnë, shanset për të gjetur një vend punë po aq të paguar në Shqipëri janë të ulëta. Të larguarit për arsye studimi janë kryesisht moshat e reja. Largimi i tyre ndikon si përbërjen demografike duke përshpejtuar plakjen e popullatës në vend, edhe në largimin e “trurit”, pasi përbëjnë potencial për forcë punëtore të kualifikuar në vend./ Monitor

Tags: 46EmigrimiEurostatGjermanialeje qëndrimimirëpretstudentet shqiptarevendet e Bashkimit Europian

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
Çifti italian me 2 fëmijët humbin rrugën gjatë natës në Mallakastër

Çifti italian me 2 fëmijët humbin rrugën gjatë natës në Mallakastër

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës

Probleme me pasurinë, shkarkohet drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës

Ngritja e mesatares për universitetet/ Deputeti i BD-së: Do lini rininë pa shkollë

Ngritja e mesatares për universitetet/ Deputeti i BD-së: Do lini rininë pa shkollë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com