Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gjermania kërkon azilantë, ja kush mund të përfitojë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Gjermania kërkon azilantë, ja kush mund të përfitojë

Një person i cili ka kërkuar azil në një vend të BE nuk ka të drejtë të kërkojë azil edhe në një vend tjetër. Por në Gjermani është shtuar dukshëm numri i personave të këtillë.

Në Gjermani është trefishuar gati numri i refugjatëve që kërkojnë azil, e të cilët ndërkohë kanë fituar azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, thuhet në raportet e mediave gjermane. Në vitin 2017 janë paraqitur 8210 kërkesa të këtilla, ndërsa një vit më parë janë regjistruar vetëm 2997 raste të këtilla, bën të ditur Zyra për Migrantë dhe Refugjatë (BAMF), shkruan gazeta “Welt am Sonntag”.

Këto kërkesa zakonisht refuzohen, sepse është e papranueshme që një person që ka fituar azil në një vend të BE të kërkojë azil edhe në Gjermani. Megjithatë një numër tepër i vogël i këtyre personave që kërkojnë azil në Gjermani dëbohen në vendin ku janë paraqitur për herë të parë. Numri i saktë i personave të dëbuar nuk dihet, por në vitin 2017 janë shënuar 1428 raste të këtilla, thuhet në përgjigjen e BAMF.

Të sëmurët dhe personat pa prind mund të mbeten

Ndonëse personave që kanë fituar në një vend tjetër statusin e refugjatit është e pamundur që edhe në Gjermani t’u njihet ky status, ata mund të kërkojnë mbështetje juridike që të mos dëbohen nga Gjermania. Kryetari i Gjykatës Administrative në Berlin, Christian Gau, thotë se “ndërkohë janë parandaluar shumë raste të dëbimeve të këtyre personave në Itali apo vende të tjera të BE, në veçanti personat me ndonjë sëmundje, pa prind apo nënave që jetojnë vetëm me fëmijë”.

Shpesh në këto vendime thuhet se në vendin prej nga ka ardhur një person i caktuar, nuk ka kushte për strehim të duhur, për ushqime të mjaftueshme dhe përkujdesin mjekësor, shkruan “Welt am Sonntag”. Gau pohon se do të duhej të ishte e vetëkuptueshme që personat që kanë kërkuar dhe fituar të drejtën e azilit në një vend tjetër, të mos kërkojnë të njëjtën gjë edhe në Gjermani. Normalisht ata do të duhej të kthehen në këto vende. Një prej qëllimeve të BE është që të evitohet i ashtuquajturi “asylum shopping”. Por realiteti duket ndryshe”./DW

Tags: AzilanteGjermaniakerkonkushmundpërfitojë

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Ndryshim kufijsh? Kotzias mesazh të fortë Erdoganit: A’llahu na vuri pranë njëri-tjetrit…

Ndryshim kufijsh? Kotzias mesazh të fortë Erdoganit: A'llahu na vuri pranë njëri-tjetrit...

Foto të rralla/ Dëshmia: Torturat çnjerëzore të hetuesisë së Tiranës, nuk m’i kishin bërë as në Mat’hauzen’

Foto të rralla/ Dëshmia: Torturat çnjerëzore të hetuesisë së Tiranës, nuk m’i kishin bërë as në Mat’hauzen’

FOTOT/  Kush ishin tre viktimat që u aksidentuan në Fier. Mes tyre dhe shtetësja franceze

FOTOT/ Kush ishin tre viktimat që u aksidentuan në Fier. Mes tyre dhe shtetësja franceze

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com