Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Gjermania, fond rekord Shqipërisë në dy vitet e ardhshme

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Gjermania, fond rekord Shqipërisë në dy vitet e ardhshme

Gjermania kthehet në donatorin më të madh të Shqipërisë. Fokusi i fondit të ri, 164,4 milionë euro do të jetë ekonomia, përmirësimi i jetës së njerëzve, ndihmesa për integrimin në BE e projekte rajonale.

Një fond prej 164,4 milionë eurosh, që Qeveria Federale do t’i lëvrojë Shqipërisë për periudhën 2019 -2021, është publikuar në përfundim të bisedimeve qeveritare mes dy vendeve për politikat në zhvillim të enjten (22.11). Bisedimet u zhvilluan në Tiranë, të kryesuara për palën shqiptare nga Ministri i Finanacave, Arben Ahmetaj, dhe palën gjermane nga Drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik  dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider.

Në një njoftim për shtyp nga Ambasada Gjermane në Tiranë, bëhet e ditur që  krahas fondit të përmendur më lart,  Banka Gjermane për Rindërtim, KfW, do të lëvrojë, për Ministrinë e Financave në Shqipëri, një kredi prej 100 milionë eurosh. Prej korrikut 2016 Gjermania ka vënë në dispozicion të projekteve të përbashkëta me Shqipërinë 102,5 milionë euro, duke u shndërruar në donatorin e saj më të madh bilateral.

„Shifrat rekord janë provë e rëndësisë së madhe që Qeveria Federale i kushton mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 30 vitet e fundit ne kemi qëndruar vazhdimisht në krah të Shqipërisë dhe do të vazhdojmë të mbetemi një partner i besueshëm i saj”, tha pas përfundimit të bisedimeve qeveritare, Ambasadorja Gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.

Fondet gjermane në fokus – përmirësimi i jetës së njerëzve, integrimi në BE

Gjermania do të lëvrojë fondin prej 164.4 milionë eurosh për projekte të përbashkëta gjermano-shqiptare në sektorët e energjisë, ujësjellës-kanalizimeve, menaxhimit të mbetjeve dhe zhvillimit ekonomik. Por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me vendet fqinje në kuadër projektesh rajonale, që lidhen me procesin e integrimit evropian, luftën kundër krimeve të rënda, pastrimin e detit dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Drejtori i Drejtorisë për Evropën Juglindore në Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Schattenschneider, është shprehur, se „për ne është e rëndësishme që, nga njëra anë të përmirësojë në mënyrë konkrete kushtet e jetesës së njerëzve me projekte në furnizimin me energji dhe ujë, dhe nga ana tjetër të zhvillojë institucionet shqiptare duke i bërë të afta për në BE. Gjithashtu Gjermania kontribon që Shqipëria të përballet me sfidat së bashku me fqinjët e saj, që brezat e ardhshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor të trashëgojnë perspektivën për një jetesë të mirë dhe në paqe.”

Schütz – Në pritje të vendimit të BE për negociatat

Mbështetja e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në rrugën e zhvillimit ekonomik është më tepër se fondet financiare.  Ambasadorja gjermane Susanne Schütz vuri në dukje se „Gjermania vë në dispozicion jo vetëm fonde financiare të shumta dhe ekspertizë profesionale, por ne jemi gjithashtu edhe një konsulent  kritik. Ne, inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në mënyrë konsekuente rrugën e nisur të reformave, veçanërisht atë në sektorin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në pritje të vendimmarrjes së BE-së pranverën e vitit të ardhshëm lidhur me çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, duhet thënë se nuk ka kohë për të humbur”.

Gjermania – donatori më i madh bilateral i Shqipërisë

Ky vit është viti i 30 vjetorit të marrdhënieve ekonomike për zhvillim Gjermani-Shqipëri. Gjermania ishte vendi i parë, që lidhi marrëdhënie të bashkëpunimit për zhvillim me Shqipërinë në vitin 1988. Që atëhere dhe deri më sot Gjermania ka vënë në dispozicion të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë rreth 1 miliardë Euro, duke u bërë vendi donator më i madh bilateral i Shqipërisë. Pjesa më e madhe e projekteve zbatohen përmes GIZ-së dhe KfW, por edhe përmes organizatave joqeveritare dhe fondacioneve politike gjermane Konrad Adenauer, Friedrich Ebert dhe Hanns Seidel. Bashkëpunimi për  Zhvillim është fokusuar kryesisht në energji, ujë, ujësjellës, mbetje, arsimi professional, mbështetje e sipërmarrjeve të reja, nxitje e zhvillimit rural e përshtatjee legjislacionit ekonomik me Acquis. (Burimi:DW)

 

 

Tags: ekonomiafondetGjermaniashqiperia

TË LIDHURA

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Aktualitet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

13:13 | 10/12/2025
Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima
Aktualitet

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Next Post
Histori shqiptare/Humbi prindërit dhe motrën, Manjola takohet pas 13 vitesh me xhaxhain

Histori shqiptare/Humbi prindërit dhe motrën, Manjola takohet pas 13 vitesh me xhaxhain

Dënimi me burg i protestuesit/ Shoqata e të Përndjekurve Politik: Thirrje ndaj BE e SHBA

Dënimi me burg i protestuesit/ Shoqata e të Përndjekurve Politik: Thirrje ndaj BE e SHBA

Ekspertët/Aksidenti me dy viktima, shoferi humbi ndjenjat në kthesë

Ekspertët/Aksidenti me dy viktima, shoferi humbi ndjenjat në kthesë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Aktualitet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

by mirseda
13:13 | 10/12/2025
0

Gjykata e Posaçme shtyn për më 22 dhjetor, ora 11:00 shqyrtimin e dosjes “Partizani”. seanca e stome...

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com