jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgamdom girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania do të ndihmojë refugjatët

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania do të ndihmojë refugjatët

Situata humanitare në kampet e refugjatëve në Egje ka qenë katastrofike prej vitesh- veçanërisht për fëmijët. Tani presioni politik është shtuar, Gjermania jep mbështetje me pranimin e një numri katërshifror fëmijësh.

Gjermania do të pranojë një “pjesë proporcionale” deri në 1.500 fëmijë veçanërisht në nevojë, të cilët kanë ngecur si refugjatë në kampet e mbipopulluara greke. Për këtë ranë dakord nga anëtarët e komisionit të koalicionit, d.m.th. drejtuesit e partive në pushtet CDU, CSU dhe SPD, si dhe personalitete kryesore të qeverisë dhe landeve federale. Qeveria gjermane është fokusuar te një “koalicion i të vullnetshmëve”, të cilin po përpiqet ta krijojë aktualisht në nivel evropian. Së bashku me shtete të tjera të BE, të cilët janë treguar vullnetarisht të gatshëm për këtë, Gjermania dëshiron të organizojë pranimin e këtyre fëmijëve. Disa ditë më parë, një hap që shkonte edhe më tej i opozitës së Të Gjelbërve dështoi në Bundestag.

Kë ndihmon Gjermania

Në vendim flitet për rreth një mijë deri 1.500 të mitur në kampet e mbingarkuara pa shpresë të Ishujve të Egjeut. Fjala është për fëmijë të pashoqëruar nën moshën 14 vjeç dhe për të mitur më të mëdhenj në moshë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore për shkak të sëmundjeve serioze. Shumica e tyre janë vajza, thuhet në vendimin e komisionit të koalicionit.

Veç kësaj, Komisioni e siguron Greqinë për “mbështetjen dhe solidaritetin” e Gjermanisë për furnizimin e refugjatëve që vijnë dhe për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE. Që kur Turqia e anuloi faktikisht pjesën e saj të Marrëveshjes së refugjatëve me BE-në dhe solli në rajonin kufitar njerëz, në kufirin tokësor turko-grek, por edhe në ishujt grekë të Egjeut para brigjeve të Turqisë po zhvillohen skena dramatike. Forcat greke të sigurisë përdorin vazhdimisht gaz lotsjellës dhe herë pas here madje edhe municion luftarak për të parandaluar kalimin në anën greke të refugjatëve dhe migrantëve. Ndihmës të refugjatëve kritikojnë prej kohësh situatën shpërthyese humanitare, veçanërisht në ishujt grekë.

Erdogani shkon në Bruksel

Në Marrëveshjen e Refugjatëve, të lidhur në vitin 2016, Turqia mori përsipër të parandalojë që refugjatët që udhëtojnë drejt Evropës të vazhdojnë udhëtimin e tyre dhe t’i pranojnë ata duke respektuar dinjitetin e tyre – me shpenzime të BE. Turqia ka kohë që e akuzon Brukselin se nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sipas planit zhvillon sot në Bruksel bisedime me Presidentin e Këshillit të BE Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. Përveç temës së refugjatëve, bisedimet do të fokusohen edhe në situatën në provincën veriore siriane të Idlibit, në të cilën ushtarët turq përballen me trupat e pushtetmbajtësit Bashar al-Asad në një konflikt ushtarak. Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Idlib, së fundmi prej andej janë larguar qindra mijëra vetë./DW

Tags: GjermaniandihmonRefugjatët

TË LIDHURA

Trump pezullon sulmet ndaj infrastrukturës iraniane, nafta bie me 13%
Bota

Trump pezullon sulmet ndaj infrastrukturës iraniane, nafta bie me 13%

14:07 | 23/03/2026
“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit
Bota

“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit

13:42 | 23/03/2026
Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur
Bota

Luhatje të mëdha financiare pasojnë deklaratën e Trump për fundin e luftës me Iranin

13:37 | 23/03/2026
Next Post
Ekspertët japin alarmin: Duhanpirësit, më të rrezikuar nga koronavirusi

Ekspertët japin alarmin: Duhanpirësit, më të rrezikuar nga koronavirusi

Koronavirusi ndryshon destinacionin e miqësores/ Ku do luhet Slloveni-Shqipëri

Koronavirusi ndryshon destinacionin e miqësores/ Ku do luhet Slloveni-Shqipëri

‘Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë’/ Deputeti: Mallkuar qofshi

'Fëmrat me mua pinin më shumë uiski se ujë'/ Deputeti: Mallkuar qofshi







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Arrestuar nga AMP, polici i Komisariatit nr. 3 lihet në arrest shtëpie
Aktualitet

Arrestuar nga AMP, polici i Komisariatit nr. 3 lihet në arrest shtëpie

by mirseda
14:11 | 23/03/2026
0

Gjykata e Tiranës liron nga qelia efektivin e policisë Admir Elezi, i arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes...

Trump pezullon sulmet ndaj infrastrukturës iraniane, nafta bie me 13%

Trump pezullon sulmet ndaj infrastrukturës iraniane, nafta bie me 13%

14:07 | 23/03/2026
“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit

“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit

13:42 | 23/03/2026
Trump: Iranit do i duhen 10 vite për t’u rimëkëmbur

Luhatje të mëdha financiare pasojnë deklaratën e Trump për fundin e luftës me Iranin

13:37 | 23/03/2026
Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist

Pas disa kohësh në luftë me sëmundjen, humb jetën ish-deputeti socialist

13:34 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com