E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Ekspertët japin alarmin: Duhanpirësit, më të rrezikuar nga koronavirusi

Një lajm aspak i mirë vjen për duhanpirësit, ku sipas ekspertëve, janë personat më të rrezikuar nga koronavirusi. Drejtuesi i Institucionit të Mjekësisë për Anglinë, profesori Chris Whitty, ka paralajmëruar se duhanpirësit rrezikojnë më shumë të infektohen nga koronavirusi. Sipas tij, ata kanë probabilitet më të lartë për t’u infektuar, pasi kanë sistem imunitar më të dobët. Chris Whitty këshillon që ta lenë duhanin, dhe se ky është momenti më i mirë.

“Për shumicën e infeksioneve të frymëmarrjes, duhet të shqetësohen më tepër duhanpirësit. Ata kanë probabilitet më të lartë për t’u infektuar, pasi kanë sistem imunitar më të dobët. Nëse po mendoni të lini duhanin, është ky momenti më i mirë. Kjo nuk nënkupton se duhanpirësit duhet të izolohen. Nuk është plotësisht e qartë nëse pirja e duhanit i bën njerëzit më të prekshëm prej koronavirusit, por ekspertët thonë se në përgjithësi dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet”, tha profesori Chris Whitty.

Epidemiologu Saskia Popescu tha për ‘Business Insider’ se kushdo ka një historik me pirjen e duhanit, është më i predispozuar të preket me këtë virus.

Profesori Sanjaya Senanayake i Universitetit Kombëtar Australian (ANU), tha se pirja e duhanit, shoqërohet me sëmundje të tjera, të cilat dobësojnë imunitetin e personit.

“Pirja e duhanit shoqërohet me sëmundje të tjera siç janë sëmundjet kronike të mushkërive dhe sëmundjet kronike të zemrës, të cilat dobësojnë imunitetin e personit. Është moment i mirë për të lënë duhanin. Gjithsej 92 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me virusin vdekjeprurës, për të cilin qeveria ka ndërmarrë një plan konkret dhe po punon për ta ndaluar të përhapet më tej”.

Lexo edhe :   Ndeshjet e Grupit C të Champions League 2021/22 në Shqipëri, zbardhet kalendari
Lexo edhe :   Ndeshjet e Grupit C të Champions League 2021/22 në Shqipëri, zbardhet kalendari

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...

Një raport objektiv, që mjerisht nuk e ndihmon Shqipërinë

Nga: Preç Zogaj Objektiv: ky mund të ish te vlerësimi me një fjalë të vetme i raportit përfundimtar të OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 25 prillit....

Fshehu për 3 muaj tezen e vde*ur në bagazhin e makinës, për ti marrë pensionin

Një 55-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë greke, pasi akuzohet për 'vrasje me paramendim' të tezes së tij. I prangosuri ishte...