Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani/Së shpejti buka dhjetë euro?

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermani/Së shpejti buka dhjetë euro?

Shumë para për gaz dhe rrymën elektrike, kjo nuk është gjë e re për bukëpjekësit. Çmimet aktuale të energjisë për shumë sektorë po bëhen të papërballueshme.

Bukë, panine, ëmbëlsira dhe biskota – “Ne jemi një kompani klasike e zejes së bukëpjekjes dhe patiçerisë, ku shitet çfarë piqet në furrat pas banakëve”, e vlerëson Tobias Plaz sipërmarrjen e tij në Eutingen, një fshat në Jug të Gjermanisë pranë Shtutgartit. Që nga viti 1890 është themeluar kjo sipërmarrje familjare, që menaxhohet tani nga brezi i katërt. Vitin e kaluar ne e rikonstruktuam tërësisht dyqanin, përmes një vitrine të re klientët mund të shohin nga banaku se çfarë piqet në pjesën e pasme të dyqanit.

Por pikërisht tani Tobias Plaz nuk di më se si ta menaxhojë më tej biznesin e tij. Në fund të gushtit, atij i erdhi njoftimi me postë nga furnizuesi me gaz. Në vend të dhjetë centëve që ka paguar deri tani për kw/h për gazin këtej e tutje ai duhet të paguajë gati 35 cent. “Këto informacione duam t’i ndajmë me ju, në mënyrë që të keni mirëkuptim, kur ne do të na duhet të përshtasim çmimet për produktet tona”, shkruan bukëpjekësi në Facebook dhe Istagram, ku ka vendosur një fotografi të njoftimit nga furnizuesi i gazit për çmimet e reja.

Bukëpjekësit protestojnë në Hanover

Edhe në të tjera sipërmarrje të bukëpjekjes në Gjermani gjatë këtyre ditëve po mbërrijnë kërkesat me çmimet e reja nga furnizuesit e energjisë. Me çmime të tilla, sipërmarrësit janë të shtangur dhe vrasin mendjen se si do t’i përballojnë këto kosto. Eckehard Vatter, i cili ka një firmë buke me 35 filiale dhe 430 të punësuar në Saksoninë e Ulët, në të ardhmen do të duhet të paguajë mbi 75.000 euro në muaj për gazin. Deri tani ai ka paguar rreth 5.800 euro.

Në Hanover Vatter dhe shumë kolegë të tij dolën në protesta në rrugë. “Shpëtoni bukëpjekësit” shkruhej në pankartat e banderolat e tyre, që i mbanin rrugës rreth 1000 bukëpjekës protestues dhe punonjësit e tyre. Në shumë lande prej ditësh shitja po bëhet në errësirë për të tërhequr vëmendjen e klientëve. “Ne po na shuhet drita – sot drita e nesër furra?”, kjo është motoja e tyre.

Një panine për pesë euro

Pa energji furrat nuk mund të punojnë, por si mund t’i nxjerrin kostot e larta bukëpjekësit? Të rrisin përkatësisht çmimin e bukës dhe të panineve? Një panine për pesë euro dhe një bukë për dhjetë euro? Klientët nuk do ta përballonin, për këtë janë të sigurtë bukëpjekësit. Shoqata qendrore e zejtarisë gjermane të bukëpjekësve paralajmëron, që shumë sipërmarrje do të detyrohen të heqin dorë nga biznesi, nëse nuk marrin ndihma financiare nga shteti.

Paketat e ndihmës të qeverisë deri tani kanë pasur kryesisht në fokus buxhetet familjare dhe jo aq sipërmarrjet. 95 miliardë euro janë planifikuar për t’ua bërë të përballueshme qytetarëve çmimet shpërthyese të energjisë. Por u desh kohë derisa koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberalëve ta kuptojë, që edhe sipërmarrjet nuk mund t’ia dalin dot kësaj krize pa mbështetje.

Kush duhet t’i paguajë çmimet e larta?

“Çdo ditë marrim telefonata emergjence nga ndërmarrje, që janë në prag të ndërprerjes së prodhimit – edhe sepse ato nuk t’i kompensojnë më çmimet jashtëzakonisht të larta të energjisë duke ua kaluar klientëve këtë barrë çmimesh”, paralajmëron Hans Peter Wollseifer, president i shoqatës qendrore të zejtarisë, në intervistë me gazetën “Rheinischen Post”. Dinamika e falimentimeve është shumë më e keqe se sa në pikun e pandemisë së koronavirusit.Sipas një sondazhi të shoqatës gjermane të industrisë (BDI) një e treta e sipërmarrjeve industriale konsideron se po i kërcënohet ekzistenca.

Në pllakatë me shkronja të zeza në sfond të verdhë shkruhet: Po na shuhet drita. Alarm për bukën. Politikanët tanë po e shtyjnë zejtarinë e bukëpjekësit në krizën më të madhe të të gjitha kohërave! Në sfond shihen demonstruesit.

Shembuj të krizës ka çdo ditë e më shumë. Prodhuesi i kartës higjenike Hakle njoftoi falimentimin duke argumentuar, se rritja e kostove nuk mund të kompensohet me rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Koncerni i çelikut Arcelor Mittal ka ndërprerë prodhimin në dy filiale në Veri të Gjermanisë dhe e ka nxjerrë stafin e punonjësve në sistemin e pagës minimale. Enti shtetëror i sigurimit të papunësisë u shlyen tani atyre pagat.

Gjermania kërcënohet të bjerë në recesion

Nëse një sipërmarrje ndërpret prodhimin, kjo shpesh ka pasoja të ndjeshme edhe ndaj degëve të tjera të ekonomisë si dhe për konsumatorët.

Studiuesit e ekonomisë dhe vet përfaqësuesit e ekonomisë llorgarisin që Gjermania është në rrugën e recesionitngjashëm si me humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Në ditën e sipërmarrësve në Gjermani, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, premtoi ndihma financiare, por iu desh të pranojë, që nuk ka ende marrëveshje brenda radhëve të qeverisë për volumin konkret të tyre.

Ministri Habeck nuk mund ta thotë shifrën e saktë se sa do t’u kushtojnë këto ndihma financiare taksapaguesve. Por një gjë është e qartë, se jo vetëm siparmarrjet e industrisë, që janë në garë ndërkombëtare, do të përfitojnë, por edhe ndërmarrjet e mesme e kryesisht ato që përdorin intensivisht energjinë. Pra edhe bukëpjekësit. Qeveria do ta vendosë në javët e ardhëshme programin e ndihmave, tha Habeck në Berlin. Por ndihmat duhet të ketë efektin prapavepruas, pra duke nisur nga shtatori. „Ne duhet të ofrojmë tani të gjithë forcën financiare, që është e nevojshme, për të siguruar substancën e mirë të ekonomisë dhe vendeve të punës në vend”, tha Habeck pas takimit me 40 shoqata ekonomike të ndërmarrjeve të nivelit të mesëm.

Jo subvencione të përhershme

Ndihmat financiare do të paguhen për një kohë të kufizuar, derisa të japin efektin e duhur përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare në nivel europian për zbutjen e çmimeve të energjisë dhe gazit, deklaroi Habeck. Por a do të mjaftojë kjo? Steffen Müller, profesor në Institutit Leibniz për Studimet Ekonomike në Halle tërheq vëmendjen, se rritja e çmimit të energjisë, ashtu si edhe rritja e inetersave të kredive nuk janë një dukuri e përkohshme, por ato mund të mbeten afatmesëm ose afatgjatë.

“Programet e ndihmave, që synojnë përballimin e një periudhe të caktuar krize, i spostojnë problemet në këtë situatë me disa muaj në të ardhmen një barrë kjo që bie kryesisht në kurriz të taksapaguesve”, shkruan Müller duke iu përgjigjur pyetjes së DW: “Masat, që për një periudhë ulin çmimin e energjisë, gjithashtu nuk janë të arsyeshme, sepse ato zbehin zellin për kursim energjie. Pikërisht këtë nuk duhet t’ia lejojmë vetes.”

Kriza përshpejton kthesën strukturore

Më të arsyeshme janë kreditë e buta, argumenton Müller, që duhen dhënë me kusht për përshtatjen e prodhimit me kursim energjie. “Thelbi i këtij argumenti është, që çmimi i energjisë edhe pas këtij dimri të mos kthehet sërish në nivelin e vitit të kaluar. Pra ndryshon diçka në strukturë.”

Normalisht është detyrë e sipërmarrjes, që të jetë e përgatitur për zhvillime të tilla, shkruan eksperti. Në një „kthesë strukturore të përshpejtuar nga kriza drejt një industrie më të gjelbër” shteti mund të ndihmojë duke i shoqëruar sipërmarrjet drejt kësaj rruge. /DW

Tags: bukeenergjiagjermani

TË LIDHURA

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Gaza, armëpushimi në pikëpyetje

17:42 | 22/11/2025
Next Post
Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës, policia hidhet në sulm (VIDEO)

Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës, policia hidhet në sulm (VIDEO)

Sfida e politikës në Shqipëri: Të mobilizosh të shkurajuarit

Kur as skandalet nuk “vlejnë” më

“Shqipëria do ta shohë Metën përpara SPAK-ut”, reagon Presidenca

"Ora e llogaridhënies po të afron”, Tedi Blushi: Halli i Metës, organizata kriminale që ka kapur shtetin







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com