Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani: Miratohen lehtësimet për të vaksinuarit dhe shëruarit nga Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermania në prag të zgjatjes së kufizimeve
Lehtësimi i masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona tani nuk ka më asnjë pengesë. Pas Bundestagut dritën jeshile e dha edhe Këshilli Federal.

Pas Bundestagut dhe Këshilli Federal (Bundesrat) miratoi kërkesën e qeverisë për lehtësimin e masave për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga virusi Corona, që do të thotë se për këta persona hiqet e ashtuquajtura frena emergjente. Dhoma e landeve dha dritën jeshile për rregulloren federale, e cila mund të hyjë në fuqi gjatë fundjavës. Argumenti kryesor i qeverisë është se, sipas Institutit Robert Koch (RKI), këto grupe njerëzish nuk paraqesin më rrezik për infektimet dhe përhapjen e virusit Corona.

Të enjten këto masa i ka miratuar edhe Bundestagu gjerman, me votat e partive të Unionit CDU/CSU, socialdemokratëve, ekologjistëve dhe të Majtës. Liberalët kanë abstinuar, ndërsa AfD votoi kundër.

Maskat dhe distanca mbeten

Në shumë fusha – si për shembull kur bëni pazar, shkoni në dyqane ose vizitoni parukierin – personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Corona do të kenë të drejtat e njëjta si ata që kanë bërë një test me rezultat negativ. Këta persona nuk duhet të futen në karantinë pas udhëtimit – përveç nëse vijnë nga një zonë e mutantëve të virusit Corona. Detyrimi për të mbajtur maskë në vende të caktuara dhe kërkesa për distancë në hapësirat publike duhet të vazhdojnë të zbatohen. “Suksesi i vaksinimeve nuk do të thotë që ne mund të jemi të pakujdesshëm,” theksoi të martën Ministrja Federale e Drejtësisë, Christine Lambrecht. Pandemia ende vazhdon dhe ende ekziston një rrezik individual i infektimit edhe për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19.

Rregullorja bazohet në Ligjin për Mbrojtjen nga Infektimet, i cili parashikon një frenë emrgjente në të gjithë Gjermaninë, në vendet ku incidenca e infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh. Disa lande ndërkohë kanë futur masat lehtësuese për personat e vaksinuar dhe të shëruar.

Më shumë lehtësi edhe për të testuarit?

Në lidhje me liritë e planifikuara për njerëzit e vaksinuar dhe të shëruar, Shoqata Gjermane e Qyteteve ka kërkuar që më shumë lehtësime të ketë edhe për personat e testuar me një rezultat negativ ndaj virusit Corona. Shumë njerëz nuk kanë mundur të vaksinohen për shkak të mungesës së vaksinës, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës, Helmut Dedy. “Prandaj ne kërkojmë që edhe personat e testuar negativisht të kenë liri dhe të drejta të njëjta.”

Është shumë mirë që të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të gëzojnë një pjesë të lirive të mëparshme dhe t’i kthehen pak a shumë jetës normale, tha Dedy. “Por shoqëria nuk duhet të ndahet në të vaksinuarit dhe shëruarit në njërën anë ndërsa të gjithë të tjerët në anën tjetër”, paralajmëroi ai. Prandaj do të ishte e mençur që atyre që testohen negativisht në baza ditore t’u mundësohen më shumë kontakte sociale dhe takime me familjarë.

Në Republikën Federale të Gjermanisë deri tani janë vaksinuar njëherë 30,6 % e popullatës, njofton Instituti RKI. Ndërsa 8,6 përqind janë vaksinuar dy herë, që do të thotë se kanë një mbrojtje të plotë. Të mërkurën janë dhënë në Gjermani 1,1 milion vaksina. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Gjermani, kjo ishte dita e dytë për nga numri i vaksinimeve.

Bie numri i të infektuarve

Numri i infektimeve të reja në Gjermani vazhdon të ulet në krahasim me një javë më parë. RKI njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18.485 infektime të reja, që është 5.800 raste më pak se një javë më parë. Incidenca shtatë ditore ka rënë në 125,7, ndërsa një ditë më parë ishte 129,1. Këto incidenca maten në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve të fundit.

RKI raportoi edhe për 284 vdekje në 24 orët e fundit nga virusi Corona apo sëmundjet që kanë lidhje me këtë virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 84.410. Prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë infektuar më shumë se 3.4 milion njerëz. /DW/

 

Tags: gjermanilehtesimevaksina

TË LIDHURA

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Next Post
Hiqet karantina 2 javore për emigrantët që kthehen, ja kur hapen kufijtë ajrorë dhe detarë me BE

Qëndroni të izoluar edhe pas vaksinimit? Ja nga çfarë sindrome jeni prekur

Revista prestigjoze ‘Panenka’ shkrim për Demollarin: “Platinia i proletariatit”

Revista prestigjoze 'Panenka' shkrim për Demollarin: “Platinia i proletariatit”

Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti

Veprim i ngutshëm, por dinakëri taktike







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com