Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjërat më të çuditshme që shesin njerëzit për të fituar para

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Gjërat më të çuditshme që shesin njerëzit për të fituar para

Kohët e dëshpëruara kërkojnë edhe akte të dëshpëruara. Çfarë do të bënit për të fituar para nëse do t’ju duheshin me çdo kusht? Ka shumë rrugë të pazakonta drejt suksesit financiar, dhe disa njerëz bëhen shumë kreativë. Ata shohin një boshllëk unik në treg, dhe shfrytëzojnë rastin për ta mbushur atë. Ja cilat janë gjërat më të çuditshme që shesin njerëzit për të fituar para.

Virgjëria

Seksi shet! Nuk ka asnjë dyshim që virgjëria e ka një çmim, dhe është diçka që njerëzit e vlerësojnë shumë në shumë komunitete. Disa gra e ruajnë virgjërinë e tyre, për t`ia shitur ofertuesit më të lartë. Me shumën që fitojnë, ato mund të përgatiten për një jetë më të rehatshme. Një natë e kaluar me një të huaj, mund të nënkuptojë shlyerjen e kredive studentore, apo çeljen e një biznesi. Në një rast një vajzë e shiti virgjërinë e saj për 3 milion dollarë.

Ajri

Ajri është falas, gjendet në natyrë, dhe thuajse kudo, apo jo? Në fakt nuk është gjithmonë kështu. Disa pjesë të botës janë aq të ndotura, sa që disa individë do të bënin gjithçka për të marrë frymë në ajër të pastër. Disa sipërmarrës në Britani dhe Kanada po fitojnë shumë duke shitur ajër, ose më saktë shtëpi në zonat rurale shumë të pastra.

Letra e tualetit

Nuk bëhet fjalë për një letër dosido. Disa prodhues të letrave higjienike, prodhojnë letër tualeti prej ari 22 karat, që kushton 1.3 milion dollarë një rrotull. Kjo letër ka treg në Dubai, ku jetojnë dhe pushtojnë njerëzit më të pasur të botës.

Jashtëqitjet njerëzore

Megjithëse mund të duket si një çmenduri, jashtëqitja e një njeriu mund t’i shpëtojë jetën dikujt tjetër. Disa pacientë vuajnë nga Clostridium Difficile, një infeksion bakterial shumë i rëndë, që shkakton vetëm në SHBA 15.000 vdekje në vit. Mjekët mund ta trajtojnë këtë sëmundje vetëm përmes një transplanti fekal.

Mikrobet e shëndetshme nga jashtëqitja e një personi të shëndetshëm, vendosen brenda zorrëve të pacientit. Kjo ndihmon në heqjen e Clostridium Difficile nga sistemi i tyre. Në 2015, një studiues në Massachusetts Institute of Technology (MIT), e shiti jashtëqitjen e tij dhe fitoi rreth 1.000 dollarë.

Shërbime të vajtimit profesional në funerale

Funerale janë ngjarje të zymta, ku ata që preken më së shumti nga humbja janë zakonisht familjarët e të ndjerit. Gjithsesi, disa njerëz po fitojnë para duke shitur shërbime profesionale në këtë fushë. Ata mund të qajnë sipas kërkesës së klientit. Vajtuesit profesionistë, bëjnë kërkime mbi personin që ka vdekur,në mënyrë që të mund të flasin pak për ta, gjatë kohës që mbajnë zi. Këto shërbime janë më se të zakonshme në vendet afrikane, aziatike dhe ato latine. Por ato po fitojnë popullaritet në të gjithë Evropën dhe SHBA.

Të brendshme të përdorura

Për disa, përdorimi apo mbajtja e mbathjeve të dikujt tjetër mund të jetë thjesht e neveritshme. Por për disa ky është një “fetish” (një formë e dëshirës seksuale në të cilën kënaqësia është e lidhur me një shkallë anormale për një objekt të caktuar, veshjen apo një pjesë të trupit), dhe ata mund të jenë të gatshëm të paguajnë ekstra për të blerë të brendshme të përdorura të dikujt tjetër.

Online një palë mbathje të përdorura mund të shkojnë rreth 50 dollarë. Japonia kishte deri pak kohë më parë makina shitëse vetëm për këtë biznes. Qeveria i mbylli ato, por vetëm për shkak të shqetësimeve se ishin burrat ata që kishin nisur të vidhnin të brendshme e femrave.

Qumështin e gjirit

Po, disa nëna e shesin qumështin e gjirit me një çmim të arsyeshëm. Ky është një biznes fitimprurës që ekziston prej shumë kohësh. Në internet ekzistojnë faqe si onlythebreast.com, që e ndërmjetësojnë shitjen.

Shitja e historive të tmerrshme personale

Shumica prej nesh pëlqen t’i mbajë për vete momentet më të errëta të jetës. Por për të tjerët, kjo është një mundësi për të bërë para. Shumë njerëzit po paguhen për të rrëfyer dhe shitur historitë e tyre dramatike revistave dhe gazetave të njohura.

Historitë mund të variojnë nga përvojat personale të të qenit afër vdekjes, një sëmundje apo edhe lidhja jashtëmartesore e bashkëshortit/es tuaj. Çmimet ndryshojnë në varësi të ndjeshmërisë që ka historia. Sigurisht gjërat vështirësohen kur agjencitë kërkojnë që ju t’u çoni foto ose prova për të vërtetuar historinë tuaj. Ju mund të fitoni 200 -2.000 dollarë për një histori të vetme.

Plazma e gjakut

Plazma është lëng i pastër, në të cilin janë kulluar komponentët e tjerë të gjakut si trombocitet dhe qelizat e kuqe të gjakut. Kjo është arsyeja pse ajo është e ndryshme nga dhurimet konvencionale të gjakut. Duhet shumë më shumë gjak, që mjekët të nxjerrin plazmën prej andej. Para se të shisni plazmën tuaj, ju duhet të kontrolloheni për viruse specifike, duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të peshoni më shumë se 50 kg. Për çdo dhurim, spitalet në SHBA paguajnë 20-50 dollarë.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2021/02/21/top-10-weirdest-things-people-sell-and-actually-make-money-on/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: gjera te cuditshmnenjerëzitparasheesin

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Pse PS-ja zgjodhi Metën President? Veliaj: I besova naivisht

Pse PS-ja zgjodhi Metën President? Veliaj: I besova naivisht

Thirrjet e presidentit për protesta/ Shehi: Meta po i zë vendin opozitës

Dashamir Shehi tregon historinë e babait: Do i bënte atentat Musolinit

Topalli tregon 2 qarqet e tjera ku do të kandidojë përveç Tiranës dhe Shkodrës

Topalli tregon 2 qarqet e tjera ku do të kandidojë përveç Tiranës dhe Shkodrës

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com