Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjenitë që ia detyrojnë drogave frymëzimin e tyre

9 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Historia është e mbushur me personazhe premtues, jeta e të cilëve është ndërprerë në mënyrë tragjike, për shkak të abuzimit dhe varësisë nga droga. Ndërsa abuzimi me drogën, paraqet sigurisht disa rreziqe të dukshme, përdorimi i drogës nga figura të ndryshme historike, ishte e lidhur ngushtë me veprat e tyre më të famshme. Shumë shpikës, shkrimtarë, shkencëtarë dhe artistë iu kthyen përdorimit të drogës, dhe përfituan nga efektet e saj.

Thomas Edison

Shpikës i famshëm dhe mbajtës i mbi 1 mijë patentave, produktiviteti i Tomas Edisonit (dhe pagjumësia e shpeshtë), mund t’i atribuohet prirjes së tij për një pije që përmbante kokainë. Pija e njohur si Vin Mariani, ishte një verë Bordo e trajtuar me gjethet e bimës së kokës, duke e bërë kokainën përbërësin aktiv.

Edisoni tallej shpesh me etikën e punës së kolegëve të tij, duke e vetëmburrur se mund të punonte deri në 72 orë rresht, para se të merrte një sy gjumë. Sigurisht ky zakon, duket më i besueshëm kur në lojë hyn kokaina.

Por Edisoni nuk ishte i vetmi që e përdorte këtë lloj pije. Ajo është përdorur shpesh edhe nga presidenti amerikan Uilliam Mekinli, por edhe Papa Leoni XIII, i cili qe aq i magjepsur me këtë pije, saqë i dha një medalje nderi shpikësit të saj, Anxhelo Mariani nga Korsika.

 Fridrih Niçe

Filozofi i famshëm gjerman, ishte aq shumë i nënçmuar gjatë jetës së tij, saqë filloi përdorimin e drogës në fazat e fundit të jetës së tij. Ndërsa substanca nga e cila ishte i ndërvarur mbeti një lloj misteri, shumëkush beson se ilaçi Javanez që ai përdorte ishte opiumi.

Gjatë varësisë së tij nga kjo lloj droge, Niçe shkroi një nga veprat e tij më me ndikim, “Gjenealogjia e moralit”, në pak më shumë se dy javë.

Filozofi gjerman qe shumë i vetëdijshëm mbi mënyrën se si neglizhoheshin veprat e tij, duke i shkruar motrës së tij në një letër: “Ti nuk je as minimalisht e vetëdijshme për faktin se je e afërmja e një njeriu, fati i të cilit është të vendosë fatin e mijëvjeçarit të ardhshëm, unë mbaj  në dorën time të ardhmen e njerëzimit”.

Ndërkohë që shtoi: “Gjermanët janë shumë të trashë për lartësinë e shpirtit tim!”.

Grupi muzikor “The Beatles”

Mjafton vetëm të krahasoni titujt e këngëve të hershme të “The Beatles” dhe këngëve të tyre të mëvonshme, për të kuptuar se diçka e pati transformuar gjendjen shpirtërore të djemve nga Liverpuli.

Nga “Love Me Do”, “Please, please me” dhe “and “I Want to Hold Your Hand”, grupi kaloi në tituj të tillë si “Tomorow never knows”, “Lucy in the Sky Ëith Diamonds” dhe “Straëberry Fields Forever”.

Diçka ndryshoi në grup, dhe s’ka dyshim se LSD qëndronte pas këtij transformimi. Është interesant fati se ishte këngëtari Bob Dilan, ai që e inkurajoi grupin të provonte drogave si marijuana. Ndryshimet tek tekstet dhe kompozimet muzikore (së bashku me mënyrën e tyre të veshjes), e reflektuan këtë ndryshim.

Të gjithë anëtarët e grupit, përdorën drogën haluçinogjene LSD, në një periudhë apo tjetrën dhe në shkallë të ndryshme (Xhon Lenon dhe Xhorxh Herrison, ishin përdoruesit më të shpeshtë të substancave narkotike), por Pol Mekartni qe i pari që komentoi publikisht efektet e saj. Ai tha se droga jo vetëm që i hapi sytë, por e bëri atë një “anëtar më të mirë, më të ndershëm dhe më tolerant të shoqërisë”.

Pablo Pikaso

Artisti ndoshta më me ndikim i shekullit XX-të, Pikaso eksperimentoi me teknika novatore në pikturë, duke përfshirë kubizmin. Por Pikaso nuk eksperimentoi vetëm me artin. Piktori spanjoll ishte i njohur edhe për përdorimin e drogave psikotrope.

Shumë njerëz, besojnë se kubizmi qe rezultati i drejtpërdrejtë i përdorimit të opiumit, morfinës dhe hashashit nga ana e Pikasos, megjithëse ky është një argument mbi të cilin ende debatohet.

Një vështrim i imtësishëm i disa prej veprave artistike të mjeshtrit të madh, të lejon të mbërrish në përfundimin se mënyra përmes së cilës Pikaso e perceptonte botën, duket krejtësisht e ndryshme nga ajo e artistëve të tjerë.

Steve Jobs  

Është i mirënjohur fati se themeluesi i kompanisë “Apple” qe shumë i fiksuar pas drogës LSD, duke thënë:Ishte një përvojë pozitive dhe jetë-ndryshues për mua. Dhe unë jam i lumtur që e kalova atë përvojë”. Ndërsa LSD-ja lidhet shpesh me kulturën hipi, slogani i të cilëve ishte paqe dhe dashuri, Jobs ishte shpesh e prirur ndaj ndryshimeve të dhunshme të humorit.

Ky tipar i karakterit ndikoi në shkëputjen e tij të parë nga “Apple” gjatë viteve 1980, kur u grind drejtorin ekzekutiv Xhon Skallej mbi çmimin e kompjuterit Mac, dhe mënyrën se si ai po reklamohej në treg.  Më vonë, themeluesi vizionar i “Apple”, hoqi dorë nga përdorimi i LSD-së por edhe i marijuanës

Uinston Çërçill

Zakonet e gjumit të ish-kryeministrit legjendar britanik, janë të dokumentuara mjaft mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli punonte shpesh deri në orën 3:00 të natës, dhe ngrihej që në 8:00 të mengjesit, duke fjetur praktikisht vetëm 5 orë gjumë gjithësesj, edhe pse ai pushonte pak pasditeve.

Por orët e stërzgjatura në punë, dhe nevoja e zvogëluar për gjumë, mund të kenë qenë rezultat i drejtpërdrejtë i përdorimit të një droge të zakonshme:amfetaminave. Ajo jepej në recetë si një medikament për të trajtuar depresionin e tij, dhe Entoni Iden, sekretari i jashtëm dhe pasardhësi i tij si kryeministër, ishte gjithashtu një përdorues i kësaj lloj substance narkotike. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: detyrojnedrogratfrymezimingjenitePablo Pikasosteve jobs

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, denoncohet nga e fejuara

Verë 2017, ja kush është aksesori më i preferuar i momentit

Coutinhon rrezikon 1 vit në stol për të realizuar "ëndrrën" Barcelona







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com