Është gjetur sot një jaht i braktisur pranë portit të Shëngjinit. Jahti pa asnjë person në bord është gjetur nga policia kufitare.
Kontrolli i imtësishëm brenda jahtit do të bëhet sapo të ankorohet në port, ndërsa verifikimet e autoriteteve kanë nisur. Në jaht dyshohet se kanë qenë dy persona, anëtarë të ekuipazhit, të huaj. Jahti është me flamur slloven.
Po ku janë dyshimet e para?
“Burime nga policia kufitare kanë dyshime të forta se jahti mund të përdorej për të transportuar lëndë narkotike. Në momentin që është afruar policia anëtarët e ekuipazhit e kanë braktisur jahtin” raporton gazetari Aldo Kozarja. Policia ka nisur kontrollin dhe hetimet.