Një 18-vjeçar, banues në Nikël Krujë është arrestuar në Tiranë, pasi iu gjetën lëndë narkotike në automjetin e tij.
Në pranga ka rënë shtetasi Ernerdo H., i cili u kap në zonën e Yzberishtit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga ky shtetas janë gjendur 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, mjetin tip Volksëagen dhe 1 aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.