Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjella e ftohtë që po konsumon Ilir Meta

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Grupi i Partisë Socialiste miraton kandidaturën e Metës për president

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate nje ceremonie festive ne restorant Xibraku, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a festive ceremony in the restaurant Xibraku, on the occasion of 29 November, the day of liberation of Albania.

Skënder Minxhozi/“Qari dhe qederi janë motër e vëlla”, thotë një shprehje e vjetër e Shqipërisë së Mesme. Kush rrezikon shumë, fiton shumë, do të ishte versioni modern i shprehjes. Është pikërisht ajo që bënë Edi Rama dhe Lulzim Basha, kur vendosën të nxjerrin jashtë sallës në mënyrë jo edhe aq elegante një tufë burrash, të gjithë kryetarë partish më të vogla parlamentare, në natën mes 17 dhe 18 majit. Ishte një gjest i fortë dhe i pazakontë mes dy liderësh që rëndom kanë evituar prej vitesh që të jenë edhe në të njëjtin event apo ceremoni, e jo më të dialogojnë me orë e orë vetëm për vetëm.

Ishte një lëvizje ku të krerët partiakë rrezikuan jo pak. Rrezikuan të dështojnë në negociata sy më sy, rrezikuan të ngrenë kundër vetes inatin dhe mllefin e Berishës dhe Metës që u qëndronin pas shpine, rrezikuan të keqkuptohen nga ndjekësit e votuesit, rrezikuan të prodhojnë në tryezë rezultatet e mëvonshme elektorale që mund t’i penalizojnë. Të gjitha këto variabël sot duken të zgjidhura. Të paktën pjesërisht. Marrëveshja komentohet si një sukses politik, çadra u mbyll, votuesit duken të kënaqur në të dy kampet, Berisha u shpreh me fjalë pozitive, kurse Metës i duhet të duartrokasë dhe të buzëqeshë, megjithëse do të kishte dëshirë që të gjuante me çfarë ti vinte për dore në drejtim të dyshes Rama-Basha!

Ilir Meta ka qenë frymëzuesi i hershëm i një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës. Ka ofruar madje portofolet e ministrave të tij, e më vonë edhe postin e presidentit, ende pa e marrë atë, për hir të një marrëveshjeje pozitë-opozitë. Ka hedhur në eter kaq shumë retorikë bashkëpunimi dhe kompromisi, saqë sot, kur kjo ndodhi në formën më të padëshërueshme për të, ai ka fare pak hapësirë për të anatemuar produktin.

Për këto arsye, por edhe për faktin se nuk ka mundur të parashikojë devijimin e rrezikshëm që procesi i negociatave mund të merrte, ai i ka sot duart e lidhura dhe gojën e kyçur, përballë realitetit të ri politik dhe elektoral që ka ndërtuar lidhja e papritur mes Ramës dhe Bashës. Madje edhe kur i shkarkojnë krahun e djathtë nga poltroni i ministrit të drejtësisë.

Ndër vite Meta ka pasur iluzionin, jo të pabazuar, se mbajtja e një boshti strategjik komunikimi e bashkëpunimi me Berishën, do t’i ofronte atij qetësinë e mjaftueshme për të kontrolluar dinamikën e raporteve mes dy partive të mëdha. Meta ka besuar më shumë se ç’duhet, mesa shihet, tek varësia e Bashës ndaj ish-kryeministrit nga një anë, si dhe tek përçmimi e tallja publike e Ramës për Bashën nga ana tjetër. E ka parë si të pamundur që këto dy personazhe, njëri i markuar në çdo hap nga hija e rëndë e Berishës, e tjetri që i lutej me muaj rresht për të rinovuar marrëveshjen e koalicionit, do të vinte momenti që do t’i nxirrnin të gjithë nga loja, për t’u marrë vesh mes tyre, pa praninë e askujt tjetër. Dhe si për ironi të fatit, pak hapa larg zyrës së tij të kryetarit të Kuvendit.

Ajo që ka ndodhur me Metën dhe LSI në javën e fundit, është materializimi i proverbit të famshëm, i cili thotë se hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë. Sot LSI po provon hakmarrjen ekstreme dhe cinike të Ramës dhe Bashës, ndaj lojërave politike që ka luajtur në hapësirën e rrezikshme dhe të minuar mes të majtës dhe të djathtës. Po ndodh sot ajo që ndodh rëndom kur elefantët mërziten dhe shkelin barin e kullotës. Rama ka duruar prej muajsh kritikat e athta të aleatit, të cilat erdhën duke u bërë gjithnjë e më të ashpra, ndërkohë që përgjigja për koalicionin mungonte. Kurse Basha nuk ja ka falur Ilir Metës faktin që e ka parë historikisht si një kartë rezervë në PD dhe që vendosi të zgjidhet kryetar shteti, ndërkohë që ai rrinte i strukur në çadrën e protestës. Përfundimi i sagës së krizës elektorale ka qenë një triumf në stil të gjerë i bipolarizmit, i cili ka sfiduar më në fund aleancën më jetëgjatë politike në historinë e pluralizmit shqiptar: atë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Marrëveshja Rama-Basha shënon kalimin e Rubikonit politik shqiptar. Është thyer një tabu shumëvjeçare, e cila precedentin e fundit e gjen në vitin e mbrapshtë 1997 me qeverinë Fino. Praktikisht sot PS e PD qeverisin bashkë, e nuk është e thënë që kjo të mos ndodhë edhe pas 25 qershorit. Të paktën në parim. Rama dhe Basha kanë arritur të sfidojnë të shkuarën dhe të tashmen, duke frikësuar gjithkënd që qëndronte mes tyre. Ky produkt është ndoshta më i rëndësishëm se edhe vetë fundi i krizës së çadrës dhe normaliteti elektoral i 25 qershorit. Sepse në natën e 17 majit ka ndodhur një ngjarje e cila potencialisht (duhet nënvizuar fort kjo fjalë), vlen për të hapur një cikël të ri politik. Jo vetëm për të zgjedhur një kryeministër apo një kryetar bashkie në Kavajë, por shumë më tepër se kaq. (TemA)

Tags: edi ramagjella e ftohteilir metalulzim bashasali berishaskender Minxhozi

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post

SHBA: Koreja e Veriut ka lëshuar raketën balistike të radhës

Mbrojtësi i Skënderbeut, Osmani: Ajo që ndodhi dje në Kukës ishte një turp kombëtar

Mbrojtësi i Skënderbeut, Osmani: Ajo që ndodhi dje në Kukës ishte një turp kombëtar

Tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë, bien në pranga dy persona

Tentojnë të korruptojnë punonjësit e policisë, bien në pranga dy persona

JU REKOMANDOJMË

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë
Sport

Serbia feston në Letoni, fiton dhe parakalon Shqipërinë

by mirseda
17:04 | 06/09/2025
0

Serbia triumfoi 0-1 në Riga ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Një sukses i rëndësishëm për...

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

16:47 | 06/09/2025
Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

Vendi me shumicë myslimane ku gratë me nikab përballen me gjoba

16:35 | 06/09/2025
Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

Tirana e fundit në rajon për furnizimin me ujë, vetëm 5 orë në ditë

16:17 | 06/09/2025
Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës, politikani britanik

15:07 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com