Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gëzimi i panevojshëm për rënien e John Bolton

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Andi Bushati

Opozita shqiptare dhe pjesa më e madhe kritikëve të një marrëveshjeje Kosovë- Serbi, që kalon përmes ndryshimit të kufijve, po shfaqin një entuziazëm naiv, pas shkarkimit të paralajmëruar të John Bolton nga Presidenti Trump.

Sipas tyre, rënia e ish këshilltarit të fortë dhe arrogant të Sigurisë Kombëtare është një lajm i mirë, si për frenimin e një marrëveshjeje që mund të hapë kutinë e Pandorës në Ballkan, po aq sa edhe dobësim i krahut që e përkrahte në mënyrë imorale binomin Rama- Thaçi në pushtet.

Prej kohësh, në Tiranë, gëlon një teori konspirative se amerikanët po i amnistojnë krimet e Edi Ramës, po tolerojnë pushtetin e tij monist dhe organizimin e zgjedhjeve pa opozitë, për shkak të faktit se ai është i implikuar në planin okult për ndarjen e Kosovës, se ai u ka hapur portat muxhahedinëve iranianë, se ai po e luan më së miri rolin e shefit të një republike bananesh duke përzënë diplomatët e Teheranit nga Tirana.

Në fakt, John Bolton ka qenë në qendër të të gjitha këtyre. Tashmë janë të njohura deklaratat e tij jo vetëm kundër pavarësisë së Kosovës, por edhe qëndrimet favorizuese për aventurën shkëmbimit të popullsive dhe territoreve. Po ashtu në rrafshin ndërkombëtar, dihet më së miri qëndrimi i pakompromis i këtij përfaqësuesi ekstremist të krahut konservator, që ka kontribuar më parë në administratat Regan e Bush, kundër regjimit teokratik të mullahëve dhe mbështetja për opozitën iraniane në ekzil.

Në këtë kuptim, rënia nga pushteti e këtij karakteri të fortë, është një dobësim taktik i fijeve që mbanin mundimshëm të lidhura Tiranën me sferat e larta të Uashingtonit.

Por, që të jemi të qartë, John Bolton u flak nga Donald Trump për tjetër gjë.

Prej kohësh presidenti amerikan kishte më shumë kontradikta sesa duhet me këshilltarin e tij: Afganistani, Koreja e Veriut, Irani dhe Venezuela ishin kthyer në mollë sherri midis tyre. “Unë nuk isha dakord me shumë nga sugjerimet e tij ashtu sikurse shumë të tjerë brenda kësaj administrate”, deklaroi Trump pas shkarkimit në llogarinë e tij në Twitter. Më parë, pas dështimit për të rrëzuar regjimin e Maduros në Karakas, presidenti amerikan pati pohuar: “John ka një vështrim tepër të ashpër për gjërat, por kjo nuk prish punë. Në fakt e pabesueshme është se shpesh jam unë ai që e moderoj John-in”.

Pkërisht bindjet e forta të shprehura publikisht të këtij republikani konservator, të cilat Trump i përgënjeshtronte më pas me aktet e tij, e bënë atë të ketë fatin e shumë prej pjestarëve të tjerë të presidencës.

Lexo me tej:

Prapaskenat/ Pse iku Bolton, “armiku” i shqiptarëve që këshillonte Trump

Por ajo që na intereson më shumë ne në Tiranë, është dilema, nëse bie apo jo, së bashku me Botonin edhe ajo pjesë politikave të tij që na prekin drejtpërdrejt?

Për këtë askush nuk mund të vërë bast.

Prandaj festa për rrëzimin e tij, duket sa e përshpejtuar po aq edhe naive. Ajo shpesh i ngjan një filmi që e kemi parë.

Kush i mban mend mitingjet e opozitës anti nanoiste në vitet e para 2000, me siguri i kujton parrullat e spikatura Berisha- Bush- Berluskoni. Ato shprehnin një bestydni të papranueshme në politikë, se ardhja në pushtet, në SHBA dhe Itali, e dy të njohurve të djathtë të doktorit, do të ndryshonte gjërat edhe këtej në anët tona. Të gjithë ata që shpresuan se këto ndryshime gjeopolitike do të përthyheshin automatikisht edhe këtu, u zhgënjyen duke pritur gjatë rënien e Nanos, ndërkohë që shihnin në mediat e pushtetit, imazhet e “armikut” të tyre, përkrah liderëve botërorë që u kishin ngjallur aq iluzione.

Kryeministri socialist u bë “aleati” i parë neokonservatorëve, që i shpallën luftë Irakut dhe miku i Berluskonit në dasma dhe stadiume.

E njëjta histori u përsërit edhe pas hyrjes surprizë së Trump në Shtëpinë e Bardhë. Edhe atëherë konspiracioni se njeriu më i fuqishëm i botës do e ndëshkonte atë që pati guxuar ta quante “turpi i njerëzimit”, bashkë me këlyshët e Sorosit që e mbështesnin, rezultoi një fluskë voluntariste.

Të njëjtin gëzim naiv duhet t’ia kursejnë vetes edhe sot të gjithë kundërshtarët e Ramës. Shpresa se me rënien e John Boltonit, do të marrë një goditje edhe plani për ndarjen e Kosovës e, bashkë me të edhe një nga faktorët e mbështetjes së përtej Atlantikut për kryeministrin shqiptar, është një rrugë që nuk të çon gjatë. Vërtet ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare pati një rol të dorës së parë në këtë proces, por bazimi i politikave tek personat dhe i bindjeve e ideve tek lëvizjet taktike, sjell gjithmonë një rezultat zhgënjyes.

Të gjithë ata që e luftojnë idenë e shkëmbimit të territoreve, mënyrën si ajo është ngjizur dhe efektet që ajo mund të shkaktojë, i kanë atutë e mjaftueshme për t’u rreshtuar kundër saj. Boll t’i qëndrojnë parimeve se ai është një projekt personal, që niset nga premisa raciste se ballkanasit nuk janë të aftë për bashkëjetesë, që mund të shkaktojë një efekt të tmerrshëm domino, për të bërë betejën e tyre. Në afatgjatë kjo është ku e ku më efikase, koherente dhe intelektualisht e ndershme sesa të fërkosh duart e të presësh se kush bie dhe kush ngjitet në administratën amerikane, qoftë ky edhe kontraversi John Bolton. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIJohn BoltonPresidenti Trump

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Pyetja mbi shtetësinë, Trump njofton urdhër ekzekutiv për zbatimin e saj

Trump: Do të godas talebanët më ashpër se kurrë më parë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës publikon diplomat: Kështu është kur merremi me një torollak

Kryebashkiaku i Gjirokastrës publikon diplomat: Kështu është kur merremi me një torollak

Rama “godet” Metën nga Praga me mesazhet e ministrave të tij: Katrahurë!

Rama “godet” Metën nga Praga me mesazhet e ministrave të tij: Katrahurë!







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës
Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

by mirseda
22:52 | 27/11/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se mund të zhvillohet një takim i nivelit të lartë, javën...

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Gjykata e Lartë lë Metën në burg; avokati: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

22:21 | 27/11/2025
Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

Pas përplasjes me Neada Muçajn, Enxhi Nasufi reagon: “S’ka njeri që më ndalon!”

22:17 | 27/11/2025
Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

Alarm për Preshevën: Shoqatat akuzojnë për gjenocid, apel Tiranës dhe Prishtinës

21:18 | 27/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com