E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

Kryebashkiaku i Gjirokastrës publikon diplomat: Kështu është kur merremi me një torollak

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Pasi në media qarkullonte lajmi se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, nuk ka mbaruar gjimnazin, një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga ky i fundit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Golemi ka publikuar të gjitha dëftesat dhe diplomat, duke ekspozuar edhe notat e marra. Ai shkruan me ironi se mediat sociale, tashmë u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës sqaron më tej se ka përfunduar studimet e shkollës së mesme. Më pas ka nisur Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Statusi

“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve. Më përpara ata flisnin vetëm në lokale pasi kishin pirë një gotë me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Por ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale edhe me një fitues të Çmimit Nobel. Ky është pushtim nga budallenjtë”. Këto janë fjalë që i ka thënë shkrimtari italian Umberto Eco teksa nderohej me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Torinos.

Besoj se e ilustrojnë më së miri histerinë e ngritur së fundi nga një gazetar i mbetur në tentativë, që për zanat ka shpifjen dhe përbaltjen, nga një torollak pa din e pa iman që hedh një gur në ujë dhe kërkon t’i shkojmë nga pas. Për fat të keq ka një pjesë të portaleve që për një grusht klikime kanë rënë në grackën e tij, duke botuar pa asnjë filtër një shpifje ordinere. Nuk kam reaguar sepse kam besuar që shpifjet të cilat dalin nga frëngjitë e Facebook-ut të të ashtuquajturit gazetar, nuk do të zënin vend në faqet e mediave online. Mirënjohje për ato media që i qëndruan larg kësaj shpifje, keqardhje për ato që ranë në grackën e tij.

I ashtuquajturi gazetar kishte barrën e provës, meqë pretendon se bën gazetari investigative, t’i provonte publikut se medemek unë isha pa shkollë të mesme. Le të investigonte, të shkonte në shkollë dhe çdo institucion tjetër shtetëror, duke administruar dokumente që të faktonin pretendimin e tij. Nuk e bëri sepse e di shumë mirë që s’ka për të gjetur gjë. As aty ku është dhe as duke ardhur në Shqipëri. Unë s’kisha për të reaguar në fakt sepse jam shumë i qetë me veten për shkollimin tim në të gjitha ciklet, pavarësisht asaj që thonë shpifësit që ndotin hapësirën publike. Le më pastaj që ky i gjori kishte vënë dhe bast të madh, që do të jepte dorëheqje nga gazetaria nëse unë provoja se kam mbaruar gjimnazin.

Edhe tani që e humbi bastin, nuk duhet të largohet nga gazetaria, por të qëndrojë aty si karikaturë, si modeli më i keq se si nuk duhet të jetë një gazetar. Për respekt të opinionit publik, qytetarëve të Gjirokastrës dhe mediave që më kanë kontaktuar për të marrë një reagim prej meje, garantoj me përgjegjësi të plotë morale dhe ligjore që kam përfunduar studimet e shkollës së mesme. Për shkak të rrethanave familjare, 3 vitet e para të gjimnazit (1990-1993) i kam kryer në Leskovik në shkollën ‘Jani Vreto’, me numër amze 1145. Vitin e fundit të gjimnazit (1993-1994) e kam ndjekur në shkollën ‘Janaq Kilica’ në Fier, i detyruar po nga rrethanat familjare. Me numër amze 6395. Në këtë gjimnaz jam diplomuar me rezultate shumë të mira. Më pas nisa Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Më poshtë krahas dokumenteve për gjimnazin keni edhe për Fakultetin e Mjekësisë, se mos ndoshta ka dyshim ndonjëri edhe për këtë.

Në CV-në e dorëzuar në vitin 2017 kur unë po kandidoja për deputet ka një lapsus në deklarimin e viteve të shkollës së mesme, duke shënuar gabimisht 1992-1996 nga 1990-1994 që është në të vërtetë. Por kurrsesi një CV e plotësuar nxitimthi për t’u administruar si dokument formal në dosjen që dorëzohet në KQZ, nuk mund të merret si provë për të tjerr më pas një shpifje të rëndë. Unë kam shumë respekt për mediat dhe gazetarët, por neveris dhe përçmoj këdo që keqpërdor këtë status apo profesion për të shpifur dhe përbaltur. Po të kishte qoftë edhe gjysmën e viteve të mia të shkollimit, ky personazh qesharak s’do të guxonte të shpifte dhe trillonte këtë histori.

Mirë ky ditëziu që kërkon vëmendje, por për shkollën time të mesme ishte shqetësuar edhe partia e ish-deputetit me doktoraturë plagjiaturë. Të qeshësh dhe të qash për batakun se ku kanë rënë. Sidoqoftë vazhdoni të shpifni dhe trilloni. Unë jam shumë i zënë me punë në krye të Bashkisë Gjirokastër dhe nuk kam ndërmend t’i shkoj pas kësaj histerie kolektive. Keni për të dështuar me sukses në çdo përpjekje dëshpëruese për të gjetur probleme në shkollimin tim. Unë s’jam nga ai takëm njerëzish që ju doni të vizatoni përmes shpifjeve tuaja. Nuk ia dilni dot!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...