Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në një aktivitet për diskutimin e projektit të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP).
Ministri i Energjisë dhe Industrisë u shpreh se ky projekt do të gjejë mbështetjen e SHBA-së dhe Bashkimit Europian që sjell zgjidhje për sigurimin e energjisë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Kosovën dhe Malin e Zi.
“Projekti IAP Shqipëri-Mal i Zi me vlerë 2.5 milionë eurosh do gjejë mbështetjen e duhur nga SHBA dhe BE. Shprehim bindjen se takimi i sotëm do të bëjë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të projektit, qeveria shqiptare ka mbështetur zhvillimin e projektit TAP, që deri në fazën aktuale është plotësuar në mashën 50%. Duhet të gjejmë opsione për zgjidhje të përhershme.
Projekti do të ketë rol për gazifikimin e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. IAP ka pasur barriera ateknike, se kërkon mbështetjen e dy vendeve të BE. Kemi nevojë të kapërcejmë këtë ngërç se do ketë nevoja negative për projekte të tjera,” tha ndër të tjera Gjiknuri.