Një tërmet i fuqishëm, i cili konsiderohet si më i forti i shekullit, ka tronditur Meksikën dhe Guatemalën, rreth orës 04:49 me orën lokale.
Tërmeti ishte 8.1 ballë, me një thellësi prej 33 kilometrash në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve jugore të Meksikës.
Si pasojë e tërmetit të fuqishëm, kanë vdekur të paktën 6 persona, ndërsa autoritetet kanë dhënë alarmin se Meksika, Guatemala, El Salvadori, Kosta Rika, Nikaragua, Panamaja dhe Hondurasi mund të pushtohen nga një tsunam.
Banorët e Meksikës kanë braktisur shtëpitë dhe kanë dalë nëpër rrugë të tmerruar nga lëkundjet e forta, ndërsa në shumë qytete të Guatemalas ka patur ndërprerje të energjisë.
Pas tërmetit të parë të fuqishëm, janë regjistruar edhe disa tërmete me magnitudë më të vogël, ndërsa qeveria meksikane ka urdhëruar mbylljen e shkollave deri në sigurimin e normalizimit të situatës.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”426″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]