Gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e rendit përpara Kuvendit, ka shkaktuar pasoja jo vetëm tek protestuesit. Shumë kalimtarë dhe banorë të zonës denoncojnë se gazi u ka shkaktuar probleme.
Lidhur me këtë situatë kaotike, një reagim është përcjellë nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Gjithë këtë gaz e tym që hedhin sot mbi kundërshtarët, duhet ta llogarisin se do t’u hidhet nesër…Me radhë është kjo punë”, shkruan ai.