Gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut, Xhumadije Ibrahimi, është përfshirë ditën e djeshme në një aksident.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se gazetarja është goditur nga një makinë, në momentin që ka dalë jashtë ambienteve të medias.
“Në orët e pasdites, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë”, shkruajnë mediat vendase.
Gazetarja ndodhet aktualisht në Spitalin e Tetovës, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.