E mërkurë, 23 Shtator, 2020
23 C
Tirana

Përmirësimet më të rëndësishme në administrimin e zgjedhjeve

Më të lexuarat

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

“Hajde mos i beso pastaj ato thashethemet”/Meta kryeministër pas zgjedhjeve, Basha president. Patozi ‘trondit’ me deklaratën

Koordinatori i partisë 'Bindja Demokratike', njëherësh ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, duke iu përgjigjur thashethemeve thotë se nuk është aspak surprizë që Meta të bëhet...

Emocione dhe lot në “Historia e Fundjavës”/Emina Cunmulaj, supermodelja me një zemër të madhe

Supermodelja Emina Cunmulaj, ka dëshmuar ndër vite me bashkëpunimin me "Fundjavë Ndryshe" se është një vajzë me "këmbë në tokë" dhe me një zemër...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

U kap me armë, kush është biznesmeni i pesë hoteleve në Belgjikë që ndodhej në makinë me Fjolla Morinën

Gjatë marrjes në pyetje, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e armës së zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë. Ajo ka treguar se...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

VIDEO/ Lëshonin thirrje raciste kundër shqiptarëve, dasmorët në Shkup sprapsin grupin e maqedonasve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkup, ku në lagjen "Gjorce Petrov" një grup të rinjsh kanë brohoritur "shqiptar i...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

Nga Eduard Zaloshnja

Marrëveshja e arritur në komisionin politik për ndryshimet në kodin zgjedhor parashikon 32 ndryshime që kanë të bëjnë me zhvillimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri – ndryshimet e sistemit elektoral janë ende në diskutim. Ndër ndryshimet e parashikuara, tri sjellin përmirësime të ndjeshme në administrimin e zgjedhjeve.

1 – Identifikimi biometrik i votuesve

Identifikimi biometrik i votuesve garanton që një votues të mos votojë dy herë. Dhe ç’është më e rëndësishme, nuk lejon votimin familjar – pra që gjyshi të mos votojë për djemtë, nuset, nipërit e mbesat, të cilët mund të jenë emigrantë apo me banim në ndonjë qytet larg fshatit ku e kanë të regjistruar emrin në listën e zgjedhësve.

Votimi familjar, sipas vëzhguesve të OSBE/ODHIR është lejuar në fshatrat e largëta nga komisionerët e të dyja palëve, në çdo palë zgjedhje të zhvilluara në Shqipëri.

Nga një analizë e shifrave të CENSUS-2011 për banorët e fshatrave të vegjël (rreth 800 fshatra), rezulton se mesatarja e banorëve të rritur në to ishte rreth 50. Nga ana tjetër, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pas CENSUS-2011 (të 2013-ës dhe 2017-ës), tregojnë se janë gjetur mesatarisht 150 vota për kuti në këto 800 fshatra.

Shifrat e mësipërme tregojnë se gjasat janë që një pjesë e mirë e votave në fshatrat e largëta të kenë qenë të familjarëve në emigracion ose me banim në qytete larg fshatrave.

Përmirësimi që sjell identifikimi biometrik, në pamje të parë, duket se është neutral (pasi komisionerët e të dyja palëve e kanë lejuar deri më sot votimin familjar). Por në fakt, ai e pengon palën me më shumë mjete e mundësi, që t’i blejë gjyshit fshatar votat fiktive të djemve, nuseve, nipërvet e mbesave, të cilët mund të jenë emigrantë apo me banim në ndonjë qytet larg fshatit ku e kanë të regjistruar emrin në listën e zgjedhësve.

2 – Kamerat e vëzhgimit live në qendrat e votimit

Një nga problemet e vërejtura nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR ka qenë vazhdimisht friksimi i votuesve në qendra votimi të largëta, si dhe fotografimi i votës nga votuesit në qendra të ndryshme. Problemi i dytë është më shqetësues, sepse është më i përhapur dhe sepse votuesit e fotografojnë votën për t’ia treguar atij që ia kanë premtuar, përkundrejt një shpërblimi monetar apo të ruajtjes së vendit të punës.

Me vendosjen e kamera live në qendrat e votimit, sipas parimit “frika ruan vreshtin”, shtohet rreziku për ata që mund të duan të bëjnë veprimet e mësipërme.

3 – Hapja automatike e çdo kutie zgjedhore (përkundrejt një pagese të arsyeshme), nga çdo parti që dëshiron të verifikojë materialet zgjedhore apo numrin e votave në kuti

Hapja e kutive u bë problem i pazgjidhshëm pas zgjedhjeve të 2009-ës (i shoqëruar me protesta të përjavshme e me grevë urie të opozitës së atëhershme). Ndërsa pas zgjedhjeve të 2013-ës dhe 2017-ës, pati hapje të pjesme kutish, por procesi ishte i vështirë dhe i stërzgjatur.

Me hapjen automatikeve të kutive, rritet transparenca, e për rrjedhojë, ulet ndjeshëm siguria e komisionerëve se mund të shpëtojnë pa u lagur, në qoftë se manipulojnë kutitë e votimit…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

FOTO/ Ndryshimi i Alvin Berishës gati 1 vit pas kthimit nga kampi Al-Hol

Të gjithë e mbajmë mend historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, i cili doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri. Por si duket...

Vala e dytë e C*vid prek Spanjën, 241 vdekje në 24 orë

Një ndër shtetet Europiane më të prekura me koronavirus është dhe Spanja, e cila në 24 orët e fundit ka pasur një numër të...

Pse Lulzim Basha është dakord me PS për listat e hapura

Nga Alfred Peza Propozimet për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021, sipas modelit të ofruar nga PS, janë të njohura...

Gazetari që ishte brenda ‘Al Holit’: Ditën që shkuam kishte çantë bombë të lyer me gjak

Gazetari Julian Kasapi ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në kampin Al Hol, ku ndodhen të bllokuar shumë gra dhe fëmijë shqiptarë. I...

Negociatat, Gjermania: Shpresojmë mbajtjen e konferencës së anëtarësimit në dhjetor

Presidenca Gjermane e Bashkimit Evropian ka përsëritur synimin për të mbajtur brenda muajit dhjetor konferencat e para ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,...