Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj ka folur rreth grupe të krimit të organizuar që kontrollojnë Shqipërinë.
Në një intervistë për faktor.al, Vezaj ka rrëfyer me emra se të gjithë personat që terrorizojnë Shqipërinë dhe kanë nën kontroll vendin. Për çdo qytet gazetari ka përmendur familjet mafioze dhe personat që terrorizojnë banorët në territoret që kontrollojnë.
Gazetari rrëfen që dhe kolegët e tij i dinë të gjithë emrat që ai përmend, por thotë se ata kanë frikë të flasin sepse nuk kane asnjë mbrojtje institucionale sepse vetë policia sipas tij është e lidhur ne trafikun e drogës, madje garant e këtyre kriminelëve duke u kujdesur që atyre mos u preket një fije floku.
Intervista e plotë e Flamur Vezajt
Vezaj, edhe pse prej disa kohësh në SHBA, ju keni shumë aktiv nëpër rrjetet sociale dhe mediumet online, me denoncime specifik për grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri, madje ju, ashtu si më parë ish-ambasadori LU, keni përdorur emra dhe mbiemra?
Mundohem te jam ne koherent me ngjarjet ne Shqiperi edhe pse koha eshte e kufizuar per shkak te angazhimit tim ketu ne SHBA! Te jemi realist, po te isha ne Shqiperi, ashtu si shume kolege te tjere, nuk do te guxoja te permendja keto emra! Nuk do guxoja per faktin se nuk do isha i sigurt per jeten time dhe pjesetaret te familjes time! Fatkeqesisht kjo eshte e vertete! Pasi edhe shume kolege i dine keto qe permend une ne komentet e mia por nuk guxojne ti thone! Pasi fatkeqesisht nuk te ofrohet asnje siguri nga institucionet dhe as nga media ku je i angazhuar! Shkak se keto individ perveç se jane kriminel dhe me te shkuar te erret, kane edhe mbeshtetjen e tyre nga politika, policia, prokuroria apo edhe media ne disa raste! Them edhe media, sepse tashme eshte provuar qe disa nga keto persona kriminel, me aktivititet biznesi, jane edhe financues te portaleve te ndryshem edhe te rendesishem, ne media kombetare dhe gazetat me me tirazh ne vend! Dhe ky financime ne emer te reklames vjen per ti mbyllur gojen medias qe mos te shkruaj per ato persona! Kjo u provua edhe ne shkrimin tim te fundit, ku vetem media juaj dhe tre portale online pasqyruan shkrimin tim “Forca e ligjit” e thene ndryshe Forca ndaj te vrareve” ku permenda emrat e personave te rrezikshem te cilet kane edhe mburoj politike! Kjo tregoj edhe njehere se kriminel financojne media fatkeqesisht!
Vezaj, ju keni kritikuar ministrin Xhafa për propagandë në lidhje me operacionin Forca e Ligjit, që në fakt ju e quani forca e të vdekurve, duke iu referuar një sekuestrimi të pasurive të kohëve të fundit. Si e vlerësoni punëne Xhafës në lidhje me luftimin e krimit?
Une e kam kritikuar dhe vazhdoi te kritikoj propaganden qe bejne ne m inistrinë e brendshme! Ne kohen e S.Tahirit ky institucion u bastardua ne roje te grupeve kriminale qe kultivonin lende narkotike! E ndersa ne kohen e Xhafaj ky institucion po vepron me emra te selektuar duke lejuar trafikimin e hashashit te kultivuar ne kohen e Tahirit dhe me pas! Nuk mund te deklarosh te fituar luften kunder kultivimit te hashashit kur here pas here njoftohet per zona te tera te kultivimit per te mos thene pastaj per rastet e trafikimit ku autoritetet italiane thuasje cdo jave kapin e sekuestrojne tonelata hashashi! Per tju kthyer sekuestrimin te aseteve, eshte e turpshme qe merren me pasurinë e njerezve te vdekur, jam dakord qe edhe ata duhet bllokuar por fillimisht sekuestro edhe pasurine e ketyre te gjalleve qe vazhdojne te bejne biznes me politikane e me tendera publike! Dhe per kete fakt them qe po vazhdohet “lufta e krimit”me selektime dhe vetem atehere kur policite e rajonit ose vendeve perendimore sjellin materialet dhe kerkojet goditja! Pavaresisht te gjitha ketyreve,qe jane shume te rendesishme, mendoj se Xhafa ka humbur edhe besimin tek qytetaret per shkak te vellait te tij! Sepse edhe vet i vellai i tij Agron Xhafa i denuar per trafik droge eshte subjekt i ligjit antimafia dhe vet ministri duhet te hetohet per pasurin e tij per shkak te denimit te vellait dhe ne asnje rast policia nuk ka vepruar ndaj tij e çfare te mendojne qytetaret per luften kunder krimit! Ja pra pse jam kritike dhe vazhdoj te jem pasi nuk mund te drejtohet ministria e brendshme nga nje minister ku eshte subjekt i ligjit antimafia!
Zoti Vezaj, ju keni një eksperiencë të gjatë në gazetarinë e kronikës dhe njihni me burimet tuaj, grupet kriminale e mafioze që operojnë në vend. Në fakt, doja tju pyesja cilat janë këto klane mafioze e grupe të strukturuara kriminale për të cilën flitet shumë në ajër, por askush nuk përmend emra e zona operimi. Ju çmund të na thoni?
Une mundohem tenmbaj kontaktet me burimet edhe pse per shkak te experiences shume informacione i kemi siguruar me kohe! Grupe kriminale ne Shqiperi ka disa por Mafia me strukturen dhe menyren e funksionimit te saj mendoj se ne Shqiperi nuk ka! Por grupe kriminale qe tashme jane fuqizuar shume jane disa qe funksionojne ne qytete te ndryshme te Shqiperise! Si ne Fier personat qe kisha permendur ne shkrimin e fundit si personat Arben Isufaj, Renato Cami apo te tjere ne qytetin e Fierit, ne Vlore ish politikane dhe personat e lidhur me trafikun e droges ne Spanje qe per llogari te ketij trafiku nane bere disa vrasje ne Shqiperi edhe te femrave, ne Lezhe grupet e drejtuar nga bizmesmen e politikane si dhe ish deputetet Ndoka e Prenga me influenc te madhe ne zone, ne Shkoder pjesetare t e familjes Bajri e bardhok plllana e disa te tjera , ne Elbasan te njohurit e fisit Capja dhe dhenderri i kryetarit te bashkise se Elbasanit qe tashme terrorizon qytetin prej kohesh. E ish deputetit Aqif Rakipi qe ka njr influenc te madhe ne zone dhe lidhje me perosna te rrezikshem, ne Kavaje linjat e ish kryetarit te bashkise me disa emra elvis roshi! Ne Tirane jane grupet e ndryshme si ajo e bandes se Shullazit, grupi i Ervis Martinajt qe tashme eshte nje nga kompanit e tij me te fuqishme te lojrave te fatit ne Shqiperi e qe ka marr shtrirje edhe ne Kosove! E shume te tjera qe vazhdojne ngjallin terror ne vend dhe qe jane fuqizuar sidomos kohet e fundit me ndertime te larta ne Tirane! Thuajse te gjithe kultivuesit e droges e trafikant te ndryshem ne kamuflim me emra te tjera e te aferm te tyre jane bere investitor e ndertues ne Tirane me miratimin dhe lejet e dhena nga kryetari i bashkise se tiranes Erjon Veliaj dhe personat te lidhur me ate!/ faktor.al/