Gazetari Ronaldo Sharka është larguar nga “Ora News”. Lajmin e ka njoftuar vetë me anë të disa postimeve në instastory, ku tregon vetë se tashmë nuk do të jetë më pjesë e RTV Ora pas tre vitesh bashkëpunimi.
“Publiku im i dashur që më keni mbështetur në çdo hap timin. Doja t’ju njoftoja që pas 3 vitesh bashkëpunim, nuk jam më pjesë e RTV Ora News!”
“Do ta kujtoj si një nga eksperiencat e mia më të bukura televizive, dhe Orën do ta mbaj mend si një nga institucionet mediatike që e kam shijuar më shumë. Po largohem krenar nga ky televizion, pasi në 3 vite bashkëpunim, nuk kam qenë kurrë në vend të dytë”.