Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gazetari: Mesazhi i koduar ndaj Lalës, i drejtpërdrejtë dhe i tmerrshëm

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Sulmi me armë zjarri në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka sjellë reagime të shumta nga ana e politikës por dhe e vetë kolegeve të saj.

Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha është solidarizuar me kolegët e tij në mbështetje të Lalës, duke thënë se janë të gjithë në mbështetje të saj.

Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook”, Hoxha thotë së deklaratat që ai ka bërë pak kohë më parë ku i kërkon gazetarëve te kronikës që të mos rrezikojnë jetët e tyre ka qenë shumë i saktë.

Hoxha sqaron se nuk e kishte menduar se mesazhi i koduar do të vinte kaq shpejt, kaq i fortë, kaq i drejtpërdrejt…

“Ju kuptuam QARTË zotërinj kriminele. Nuk na latë fije dyshimi se me kë kemi të bëjmë….”, shkruan Hoxha në mbyllje të komentit të tij.

Nuk ka asnje dyshim se bresheria e kallashnikovit qe ka terrorizuar dje ne mesnate familjen e koleges Klodiana Lala ka lidhje me detyren e saj si gazetare dhe si reportere e shkelqyer terreni….
Mesazhi eshte i qarte, vija e kuqe nuk duhet shkelur, nga reporteret e terrenit. Per fat te mire babai, nena e semure, vellai, motra dhe dy vajzat e Klodit qe kane qene ne banese kane shpetuar pa deme. Ngjarja me ka shokuar, me ka lene pa fjale dhe me ka tronditur pa mase. Jo thjesht pse ka vene ne shenjester Klodin me te cilen kam punuar prej 15 vitesh, ngjarja do ishte njelloj e rende sikur kedo nga reporteret apo gazetaret ta kishin vene ne objektiv. Nuk kam pike dyshimi se Klodi do te shkurajohet apo do te humbe qofte dhe nje fije nga guximi dhe kurajo qe e karakterizon ne profesionin e saj. Nuk eshte hera e pare qe e kane kercenuar. Perkundrazi, per me shume se nje dekade e gjysem qe punoj me te, jam deshmitare dhe kam qene ne krah te Klodit kur e kane kercenuar me dhjetera dhe me qindra here, me te gjitha format e mundeshme. Pavarsisht presionit te pashembullt Klodi i ka perballuar si asnje femer gazetare qe njoh ne kete vend. Gjithnje ka dale me e forte. Trishtimi dhe tronditja kete radhe qendron ne faktin se ata qe e kane cuar mesazhin e dine kete qe sa po thashe me larte. E dine qe Klodi s’ka frike, se ate personalisht nuk e trembin dhe nuk e bejne dot te hesht. Prandaj kane synuar ta gjunjezojne duke vene ne shenjester familjen e saj. Kam punuar me Klodin qysh kur ishte studente, Ia njoh nje nga nje gjithe familjen, nga prinderit, vellai motrat, bashkeshorti dhe dy vajzat e vogla. Ajo ka nje familje te mbrekullueshme, askush, asnjehere, asnjeri prej familjareve te saj nuk ka patur qofte dhe problemin me te vogel me ndokend. Kjo me trondit me shume. Sapo e mesova ngjarjen ne oret e para te dites, fola me Klodin. E pabesueshme, ishte ne pune ne terren duke pergatitur kroniken e dites. Timbri i zerit te saj nuk kishte asnje grame dridhje, frike apo shenje pasigurie. Ishte shpuze, prush e flake si gjithnje. Klodit nuk ia kam kurre friken, por sot jam me familjen e saj dhe uroj qe ta kalojne me sa me pak tronditje dhe dhimbje ngjarjen e mbremshme. Ajo bresheri kallashnikovi na ka futur te dridhurat te gjitheve, ne dhe familjeve tona. Familjare te Klodit, Ju nuk jeni vetem. Klodi, ti nuk do jesh kurre vetem. Me ty jane gjithe shqiptaret, nga jugu ne veri, nga Alaska deri ne Japoni, cdo nje prej tyre qe do mesoje sot per kete ngjarje.
Pak jave me pare i keshillova koleget e mi publikisht, sidomos ata te terrenit, qe te bejne kujdes. Krimi, ai i rruges, i organizuar, i lidhur me politiken apo me shtetin eshte bere me i fuqishem se kurre. Ka dale jashte kontrollit dhe nuk ia ben syri terr para askujt. U kerkova me keqardhje te raportojne deri aty ku nuk rrezikojne jeten e tyre dhe te familjeve te tyre. Sepse ne kete vend nuk ia vlen te rrezikosh me shume. Nuk kemi nevoje per deshmore ne varreza, kemi boll, na duhen heronj te gjalle. Nuk paskam gabuar, sensoret e mi kane qene te sakte. Thjeshe nuk mendova se mesazhi i koduar do te vinte kaq shpejt, kaq i forte, kaq i drejtperdrejt…
nje bresheri e gjate kallashnikovi mbi familjen e nje reportereje….
Oh c’kob, cfare trishtimi…
Ju kuptuam QARTE zoterinj kriminele. Nuk na late fije dyshimi se me ke kemi te bejme….

Tags: gazetarii drejtpërdrejtëi koduari tmerrshëmLalësmesazhindaj

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Sulmi ndaj Lalës, Vasili: Qeveria është e lumtur për dhunën ndaj medias

Sulmi ndaj gazetares, Berisha: Akt i porositur nga…

Listat e veteranëve të UÇK-së/Thaçi: Abuzuesit meritojnë ndëshkim maksimal







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com