Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gazetari i ‘Mother Jones’ nxjerr blof LSI-në: Hapini sytë, ja faktet

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gazetari i ‘Mother Jones’ nxjerr blof LSI-në: Hapini sytë, ja faktet

Lidhja Socialiste për Integrim reagoi të mërkurën rreth shkrimit të revistës Mother Jones, duke e quajtur atë “manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar.” Lidhur me deklaratat e LSI-së, gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi mori reagimet e njërit prej autorëve të shkrimit të revistës Mother Jones, Dan Friedman.

Ai tha se provat që ata paraqesin janë në artikull dhe nuk ka asnjë mashtrim. “Ne nuk financohemi nga para droge dhe duket se ata po përpiqen të sajojnë. Artikulli ynë është i dokumentuar, pra ne citojmë dokumente të depozituara pranë qeverisë amerikane, ndërsa reagimi i tyre është se ne sajojmë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse nuk përgjigjen me vërtetësi për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë?, deklaroi Friedman.

Ndërkohë menjëherë pas publikimit të lajmit LSI-ja deklaroi se do hedhë Mother Jones në gjyq për shpifje. Mother Jones tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Rames. Sa here ka komunikuar Mother Jones me Endri Fugen?”

https://tiranatoday.com/kryemadhi-mother-jones-paguhet-nga-rama-dhe-dirigjohet-nga-fuga/

Zoti Friedman, zyra e shtypit e LSI-së e quan artikullin tuaj në Mother Jones një manipulim, mashtrim dhe të pa bazuar në fakte. Cila është përgjigjja juaj?

Provat që ne paraqesim janë në artikull. Pra provat janë dhe nuk ka mashtrim. LSI-ja kishte kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pyetjeve tona. Shumicës së tyre ata realisht nuk iu përgjigjën. Kjo ngre pyetjen se përse po u shmangen përgjigjeve dhe dalin me akuzën ne se po sajojmë gjëra të paqena.

Si arrini ju në përfundimin se kontrata e Grupit McKeon e nënshkruar më 24 mars 2017 me firmën fantazmë Dorelita është në thelb një kontratë me LSI-në, kur ju bazoheni në një burim që nuk e identifikoni? Cili është ky burim?

Nuk mund ta identifikoj burimin përveç asaj që thuhet në artikull, por bëhet fjalë për një person që ka dijeni për këtë kontratë dhe hollësitë e saj si dhe mbi përpjekjet lobiste të zhvilluara në këtë rast. Së dyti, artikulli nuk mbështetet vetëm në këtë burim. Ne raportojmë gjithashtu se zyra e senatorit Mike Lee ka deklaruar se fjala ishte për një takim me politikanë shqiptarë dhe nuk kishte të bënte me firmën Dorelita, e cila qëndronte prapa lobimit. Vetë LSI-ja vë në dukje se zoti Tavo ka qenë në SHBA në këtë kohë dhe me sa duket ka qenë i pranishëm në takime. Do të doja të dija se përse ndodhej ai në SHBA.

LSI-ja e akuzon revistën tuaj se paguhet nga Kryeministri Edi Rama, me paratë e tij të drogës dhe të krimit të organizuar, siç shprehet ajo. A keni komunikuar ju me partinë socialiste të zotit Rama ose me ndihmësin e tij Endri Fuga, siç thuhet në reagimin e LSI-së?

Jo. Nuk kemi komunikuar me Partinë Socialiste. Kur ne po përgatisnim një artikull të mëparshëm në lidhje me Shqipërinë, ne i dërguam pyetje Partisë Socialiste por nuk morëm përgjigje prej tyre, pra nuk kemi patur komunikime me ta. Ajo që thotë LSI-ja është krejtësisht e rreme. Ne nuk financohemi nga para droge dhe duket se ata po përpiqen të sajojnë. Artikulli ynë është i dokumentuar, pra ne citojmë dokumente të depozituara pranë qeverisë amerikane, ndërsa reagimi i tyre është se ne sajojmë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse nuk përgjigjen me vërtetësi për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë?

A keni qenë ju në kontakt me grupin lobues të zotit Rama këtu në Shtetet e Bashkuara?

Jo. Por për artikullin e mëparshëm unë kërkova kontakt me këtë grup që quhet Ballard Partners. Ata kanë një ish-kongresmen me emrin Robert Ëexler. Unë u përpoqa të flas me të për shkrimin tonë të mëparshëm, por ai refuzoi të fliste. Po kështu u përpoqa të flisja edhe për këtë artikull. Pra, ne nuk kemi patur kontakte as me Partinë Socialiste dhe as me përfaqësuesit e tyre këtu në SHBA.

Arsyeja që pyes është se ky është shkrimi i dytë hulumtues që ndërmer revista juaj për parti politike shqiptare. Por si shpjegohet që në radarin tuaj dalin dy herë parti politike shqiptare që i përkasin opozitës së sotme?

Ne kemi përmendur në artikujt tanë se Partia Socialiste përdor grupin Ballard Partners. Ne nuk jemi përqendruar tek ata, sepse nuk kemi dijeni që dikush të ketë përdorur kompani fantazmë për të paguar Ballard Partners. Ajo që ne hulumtojmë është përdorimi i firmave fantazmë në parajsa fiskale që nuk kanë funksione biznesi, për të financuar lobimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse do të kisha dijeni se socialistët e kanë bërë këtë, unë mezi do të prisja për të shkruar rreth kësaj. Pra ne nuk shkruajmë rreth ekzistencës së përpjekjeve lobiste që paguhen nga partitë politike. Ne hulumtojmë rreth përdorimit të kompanive fantazmë për këtë qëllim si dhe rreth mungesës së transparencës.

Nëse keni dijeni, a ka ndonjë hetim këtu në SHBA lidhur me lobistin Nick Muzin tek i cili u përqendruat në artikullin e mëparshëm të Mother Jones?

Nuk jam në dijeni për ndonjë hetim, por kjo funksionon kështu: zyra përkatëse në Departamentin e Drejtësisë mund t’i dërgojë atij një letër nëse ata mendojnë se deklarimet e tij janë të pamjaftueshme. Por një letër e tillë do të ishte private dhe ne nuk do të kishim akses. Ne i kemi pyetur dhe ata nuk kanë thënë nëse ekziston një letër e tillë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ekziston.

Tags: bloffaktetgazetariHapinii ‘Mother Johns’LSI-nënxjerrsytë

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion
Aktualitet

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë
Aktualitet

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Next Post
Ish-portieri 74-vjeçar tallet keq me Buffonin: Më merrni mua më mirë

Ish-portieri 74-vjeçar tallet keq me Buffonin: Më merrni mua më mirë

Senati amerikan konfirmoi Mike Pompeo si Sekretar i Shteti

Senati amerikan konfirmoi Mike Pompeo si Sekretar i Shteti

Xhudo krenaria e Kosovës, medalje ari dhe argjendi në Izrael (Video)

Xhudo krenaria e Kosovës, medalje ari dhe argjendi në Izrael (Video)







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!
Showbizz

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

by mirseda
22:36 | 10/11/2025
0

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të...

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

21:40 | 10/11/2025
Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

21:37 | 10/11/2025
Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

Larje hesapesh? Përl*shje mes bandave shqiptare, tre persona të lënduar

20:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com