Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gati përplasja e madhe/SHBA zbarkon anijet luftarake, përgjigjet Rusia

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Gati përplasja e madhe/SHBA zbarkon anijet luftarake, përgjigjet Rusia

Pentagoni ka nisur një komandë të re detare, me qëllim që të forcojë praninë e SHBA-së dhe NATO-s në veri të Oqeanit Atlantik, pas rritjes së prezencës ruse në këtë zonë.

“Rikthimi i konkurrencës së fuqisë së madhe dhe rritja e prezencës së Rusisë kërkon që NATO të rifokusohet në Atlantik, që të sigurojë përkushtimin në kontinent dhe të demonstrojë aftësitë e parandalimit”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jonny Michael.

Komanda e re e NATO-s “do të jetë çelës i sigurisë transatlantike”, ka thënë ai. Plani për rritjen e prezencës në Atlantik është miratuar gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në shkurt, si pjesë e përpjekjeve për të rritur sigurinë në vijat detare dhe linjat e komunikimit në mes të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Vendimi i Pentagonit reflekton rritjen e shqetësimit në Evropë dhe brenda NATO-s, pas rritjes së prezencës ushtarake dhe patrullimeve të Rusisë në rajonin e Atlantikut.

Rusia ka shtuar patrullimet në Detin Baltik, Atlantikun Verior dhe në Arktik, kanë thënë zyrtarët e NATO-s edhe pse flota detare e Rusisë është më e vogël sesa ka qenë në kohën e Luftës së Ftohtë.

Pavarësisht të dhënave që tregojnë se ekonomia e dobësuar ka detyruar Moskën që të ulë shpenzimet për ushtri për 20 për qind vitin e kaluar, Gjenerali i ushtrisë çeke, Petr Pavel, që është kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë ka thënë se NATO duhet të vazhdojë të ndërtojë mbrojtjen e saj.

“Kapacitetet ushtarake ruse, si ato konvensionale dhe ato bërthamore janë të mëdha”, ka thënë ai.

“Ne, thjesht nuk mund t’i lejojmë që të rrisin kapacitetet e mbrojtjes, në të gjitha shërbimet dhe domenet. Prandaj, ne duhet të reagojmë”, ka thënë ai.

Sipas planit të ri, Shtetet e Bashkuara do të vendosin selinë e re të Komandës së Altantikut të NATO-s në Norfolk, Virxhinia, ku Pentagoni po ofron që të mbajë një takim të Komandës së Përbashkët të Forcave të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë muajit shkurt u kishte thënë gazetarëve se “ne kemi parë një Rusi më të sigurt, kemi parë një Rusi që gjatë shumë viteve ka investuar shumë në aftësitë ushtarake, ka modernizuar aftësitë ushtarake, të cilat nuk janë vetëm forca konvencionale, por gjithashtu forca bërthamore”.

Ai ka thënë se Komanda e re e Atlantikut do të jetë vitale për Aleancës, në mënyrë që të jetë në gjendje të përgjigjet. NATO gjithashtu ka krijuar një komandë të re të logjistikës, që pritet të vendoset në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, forcat detare amerikane kanë rivendosur flotën e dytë, që ishte larguar në vitin 2011, si masë për të kursyer fonde.

Admirali John Richardson, që është shef i operacioneve detare, ka thënë se kjo lëvizje vjen pas i ambienti i sigurisë “vazhdon të bëhet më sfidues dhe më kompleks”.

Marina ka thënë se komanda e re do të mbikëqyrë anijet, avionët dhe forcat tokësore në Bregun Lindor dhe në veri të Oqeanit Atlantik dhe do të jetë përgjegjëse për trajnimin e forcave dhe kryerjen e operacioneve detare në rajon.

Komanda do të fillojë operacionet më 1 korrik. Kjo komandë do të raportojë te marina amerikane dhe fillimisht do të përfshijë 11 oficerë dhe 4 persona në kuadër të personelit. Ky numër i stafit do të rritet më pas në më shumë se 250 persona, ka njoftuar Pentagoni.

Evropa e Lirë

Tags: anijetgatiluftarakemadhepergjigjetPërplasjarusiaSHBAzbarkon

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
Arrestimi/Ja ç’thonë gjermanët për baronin shqiptar të drogës

Arrestimi/Ja ç’thonë gjermanët për baronin shqiptar të drogës

Qëlloi veten me plumb në kokë, familjarët e të riut thanë në polici se…

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset biznesmeni i ndërtimeve (EMRI)

Gjermania kërkon arrestimin e Tahirit, qeveria nxjerr dokumentet sekrete

Ish-presidenti: Duhet të jesh i çmendur të besosh se do të arrestohet Tahiri  







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com