E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Garova me shpirt luani”, shkëlqen Erkand Qerimaj

Peshëngritësi Erkand Qerimaj, ka dalë në vendin e parë në kategorinë B të Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”. Kjo është një arritje e madhe për sportin shqiptar. Peshëngritësi shqiptar garonte në kategorinë 81 kilogramë në stilin e shkëputjes dhe shtytjes, dhe e përmbylli rezultatin me 338 kilogramë në total në dygarësh.

Ai e filloi garën me 151 kilogramë, më pas me 155 kilogramë dhe në të fundit me 157 kilogramë. Teksa në stilin e shtytjes ngriti 181 kilogramë dhe provoi edhe me 185 dhe 187, por pa mundur t’i ngrinte dot.

Me anë të një reagimi në Facebook, ai thotë se ka garuar me shpirt luani, dhe se është i nderuar që ka realizuar një rezultat luanësh, për rezultat të denjë shqiponjash.

“Gara ime ne kategorine-81kg ne “Tokyo 2020” u permbyll me nje rezultat 338 kg ne total, duke shenuar vendin e pare ne Baterine B. Nje peshe me total 8 kg me të larte se rezultati i dhene ne stervitje. Shkeputja mori rezultatin me te mire nga une e shtytja gjithashtu ishte beteje ku dhashe gjithcka ne keto rrethana. Tani do te presim rezultatet e baterise A per te mesuar renditjen perfundimtare ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”.

Faleminderit shume të gjitheve per perkrahjen dhe qe keni vene oren per zgjim ne 05:00 të mengjesit per Shqiperine. Nese ne kete gare kam garuar me shpirt luani, jam i nderuar të kemi realizuar nje rezultat luanesh per rezultat te denje lartesie shqiponjash”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...