E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë së Tiranës

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka firmosur kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese, rrëzoi VKM-në e vitit 2020 që i kalonte truallin e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor, dhe u veprua në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, paditi më 14 maj 2020 qeverinë në Gjykatë Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë. Më 25 korrik 2019, presidenti Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese padinë e parë kundër qeverisë dhe Bashkisë, dhe kërkoi shpalljen si antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Për shkak të mosegzistencës së Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit vendosi ta marrë çështjen në shqyrtim vetëm në fund të vitit 2019. Më 30 dhjetor 2019, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë e Tiranës të japin argumentet e tyre për se kanë hartuar dhe miratuar këtë ligj special. Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020.

Vendimi:

KALIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË PASURISË NR.1/241, TË LLOJIT “TRUALL”, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Lexo edhe :   Plas sherri në Tiranë/ Burra e gra godasin njëri-tjetrin me karrige (VIDEO)

V E N D O S I:

  1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
  2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.
  3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
  4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Lexo edhe :   Konflikti me sende të forta te shkolla “Çajupi”, Policia: Sekuestruam një armë

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...