Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gara thelbësore e programeve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Përmes një pohimi të menduar, Kryeministri Rama mëtoi të relativizonte peshën e programeve në zgjedhje, duke venë në vend të parë atë që ai e quajti garë të karaktereve. E gjithë kjo, nisur nga autostima dhe ideja që mund të ketë se ka epërsi në këtë garë. Por edhe i befasuar ma merr mendja nga programi i PD-së. Jo se nuk priste një program nga partia kryesore e opozitës- larg qoftë të jetë çuditur për ketë!- por nga përmbajtja e këtij programi, një ngjarje që po kryeson marrëdhëniet publike prej disa ditësh, domethënë po bën, për mirë apo për keq, lajmin e parë, siç duhet të ndodhë më shpesh me lëvizjet dhe vendimet e opozitës në vigjilje të zgjedhjeve.

Ka plot arsye të natyrës ideologjike dhe teknike që një Kryeministër i së majtës të jetë skeptik dhe kundërshtues i programit të së djathtës. Dhe anasjelltas. Ai e refuzon programin e palës kundërshtare si të kundërt në bosht me bindjet e tij. E hedh poshtë si zgjedhje. Rama mund ta gjykonte programin e PD-së nga ky pozicion. Por jo. Ai e zbriti në kategorinë e dytë garën për programet. E nënvlerësoi duke ia nënvendosur një gare tjetër, që ka edhe ajo rëndësinë e vet, por mbetet e pamatshme në krahasim me ekonominë; një garë abstrakte që mbështetet në ndjesi dhe perceptime, siç është ajo e karaktereve.

Në këtë mënyrë, Rama tradhtoi shqetësimin që i ka krijuar programi elektoral i PD-së, i cili, përtej dhe pavarësisht shifrave, për të cilat po debatohet e do të vijojë të debatohet nga profesionistët, adreson një problematikë të gjerë që ngërthen vetë misionin e politikës për të lehtësuar jetën e individëve e familjeve dhe rritur mirëqenien e tyre, siç janë punësimi, rritja e rrogave dhe pensioneve, përballimi i sfidave të shpopullimit, të plakjes dhe uljes se numrit të popullsisë, sfida globale që kanë specifikat e tyre në Shqipëri. Këto problematika shohim të jenë lënë pas dore apo të jenë trajtuar me mundësinë e dhuratave, ndereve dhe lëmoshave nga qeveria e Ramës.

Jo se nuk i ka vajtur mendja, jo se nuk ka dashur e nuk do rritjen e pensioneve, rrogave, subvencioneve, uljen e taksave e tjerë- kush nuk i do?- por ka qasje tjetër, ka prioritete të tjera për shpenzimin e të ardhurave, nuk i kanë dalë e nuk i dalin të rrisë rroga dhe pensione me modelin tashmë të ngurtësuar që ka. PD, nga ana tjetër, propozon që përmes politikave të reja të zhvillimit, që mbeten për t’u identifikuar më konkretisht, dhe ndryshimeve thelbësore në strukturën e shpenzimeve të të hyrave në buxhetin e shtetit, të destinojë më shumë para për njerëzit, t’i lërë më shumë para sipërmarrjes, për rrjedhim t’u japë më pak mbështetje investimeve publike dhe aspak mbështetje për një periudhe të caktuar projekteve që presin apo shpenzimeve të luksit.

Ky është një ndryshim themelor që ndan pozicionet dhe vizionet opozitës dhe qeverisë; është një propozim parimor alternativ për t’u votuar, që ka në bazë doktrinën e së djathtës për shtetin e vogël dhe fuqizimin e individit e sipërmarrjes së lirë. Në kushtet e teprimit me shtetin e madh dhe qendërzimin etatist përgjatë qeverisjes tetëvjeçare në fuqi, që ka rritur ndjeshëm polarizimin në vend, programi i PD-së shkon përtej shtratit klasik djathtist dhe synon të ketë një konsensus sa më të gjerë. Këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Politikat ekonomike dhe, lidhur me to, struktura e shpenzimeve që ndjekin qeveritë, lëviz nëpër këto cikle ndërkëmbyese mes së majtës dhe së djathtës. Programi i PD-së është një projekt për t’u votuar, një zgjedhje për t’u bërë nga zgjedhësit. Mbështetja nga shumica i hap rrugën zbatimit të tij.

PD mund të kishte filluar më herët, por nuk është vonë si para katër viteve për ta shpjeguar e bërë sa më të asimilueshëm për shqiptarët, duke u përballur me pyetjet e shumta të njerëzve, me dyshimet e tyre, sikurse me kundërshtimet, anatemat apo akuzat e kundërshtarëve politikë në qeveri. Pyetja numër një që bashkon dashamirës e dashakëqij, të paditur dhe malinjë, është ku do t’i marrë PD gjithë këto para për të mbuluar rritjen 20 për qind të pensioneve, rritjen e rrogës mesatare, rritjen e rrogave në përgjithësi, subvencionet e konsiderueshme në sistemin arsimor, subvencionin 100 milionë euro në vit për bujqësinë, e tjerë, ndërkohë që premton ulje të disa taksave dhe tarifave?

Rama me të tijtë dhe gjithë makina propagandistike që ata kanë në dispozicion kanë nxituar ta kapin kundërthënie, kontradikta, amatorizëm, populizëm dhe kryesorja papajtueshmëri në bashkimin e këtyre dy propozimeve. Ku ndodh kjo që të ulen taksat dhe të shtohen paratë? Vetë zoti Rama i vuri vulën e ironisë në stilin e tij kësaj “papajtueshmërie” me batutën “ulin prodhimin e qumështit dhe rrisin prodhimin e djathit”.

Është një batutë për konsum populist, që i bën të nënqeshin specialistët e ekonomisë dhe politikanët që kanë njohuritë e domosdoshme teorike dhe praktike nga kjo fushë. Levat e ekonomisë nuk janë një e dy, por më shumë dhe vetë buxheti nuk është një kasafortë statike. Pra, ka ndodhur, ndodh do të vazhdojë të ndodhë që taksat të ulen dhe rrogat, pensionet dhe subvencionet të rriten. Kjo edhe me një buxhet me të ulët sesa paraardhësi, përmes politikës së re të shpërndarjes, çlirimit të fondeve përmes reduktimit dhe mbylljes aty ku duhet të rubineteve të investimeve publike në vepra që ndërtohen me dorë të rëndë, ku rrjedh për xhepat e zyrtarëve të korruptuara 20 apo 30-përqindëshi i normuar.

Investimet e kësaj natyre, shoqëruar me retorikën e ndërtimeve të mëdha me paratë e buxhetit, janë parapëlqimi absolut i qeverive ku korrupsioni është në sistem. Por mundësitë që të ardhurat në buxhet të mbeten njëlloj e madje të rriten edhe përmes uljes së taksave mbështeten nga teoria dhe praktika. Dhe këtu kemi parasysh rritjen e bazës së tatimpagimit përmes uljes së informalitetit, investimeve të reja që janë më të stimuluara me taksa të ulëta, rritjes së konsumit nga rritja e rrogave e pensioneve.

Pra, debati nuk ka kuptim të zhvillohet për parimin, por për rrugët konkrete të realizimit dhe këtu futen në lojë ekspertët me laps në dorë. Qeveria eventuale e opozitës ka minimalisht katër burime për rritjen e të ardhurave dhe mbulimin e premtimeve të saj. Është ulja e informalitetit (Shqipëria mbledh vetëm 27 për qind të PBB), është shteti i vogël në kuptimin e gjerë të fjalës, është ulja e korrupsionit pikësëpari përmes reduktimit drastik për një periudhë të caktuar të investimeve që e ushqejnë dhe veprimit të pritshëm të drejtësisë së re, janë politikat agresive të punësimit përmes identifikimit të resurseve dhe mbështetjes e lehtësimit të investimeve private.

Për të gjitha këto dhe për respektin që u detyrojnë zgjedhësve, PS, LSI, PD dhe partitë e tjera pjesëmarrëse në zgjedhje nuk duhet ta zhvillojnë debatin për programet në distancë, nga llogoret, por afër, ballë përballë. Njerëzit sqarohen më mirë kur debatohet sy ndër sy. Shmangia e debateve u ul besueshmërinë edhe propozimit, edhe kundërshtimit.

Tryeza politike për reformën shënoi një kapërcim të moskomunikimit që vendosi PS me PD dhe LSI pas djegies së mandateve nga këto të fundit. Ndërkaq, afrimi i zgjedhjeve i vendos subjektet në një start si të barabartë. Nuk ka më arsye që PS të vazhdojë të refuzojë debatet e drejtpërdrejta në studio dhe aula të tjera me opozitën. Nga ana tjetër, PD duhet të ndërtojë një debat të gjerë me publikun dhe grupet e interesit për programin. Një debat real që të përballohet me argumente teknikë e profesionalë nga specialistë kompetentë. Programi mund të bëhet kështu arma e fortë e saj në këto zgjedhje.

Tags: garaopinionPrec zogajprograme

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
”Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?”/ Rama replikon me komentuesin

''Atë vilën në Vala Mar me çfarë e bleve?''/ Rama replikon me komentuesin

Studimi: Ja si ndryshojnë sipas stinëve nivelet e hormoneve tek njerëzit

Studimi: Ja si ndryshojnë sipas stinëve nivelet e hormoneve tek njerëzit

Makthi i sekserit të Vjosës

Ambasadorja e SHBA, nuk e ka me Tom Doshin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com