Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gara për në Shtëpinë e Bardhë është më e ngushtë nga sa duket

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gara për në Shtëpinë e Bardhë është më e ngushtë nga sa duket

“The Economist”

Duke pretenduar se është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është më infektiv për të tjerët, presidenti Donald Trump po synon që të fitojë mbështetjen në shtetet kyçe si Florida, Pensilvania dhe Ajoua, duke mbajtur këtë javë tubime masive në këto shtete.

Edhe pse kjo do ti japë atij edhe mundësinë për të folur drejtpërdrejt me disa votues, Trump po luan njëkohësisht edhe shansin e fundit për të rifituar terren përballë rivalit, pasi refuzoi të marrë pjesë në debatin e dytë presidencial, që ishte planifikuar për të enjten.

Dhe fushata zhvillohet tanimë nën dritën e disa sondazheve, ku shumica e pozicionojnë presidentin më shumë se 10 për qind pas rivalit të tij demokrat Xho Bajden. Dhe shkaku për këtë hendek nuk është ndonjë mister: reformat e këtyre viteve të zotit Trump, nuk duket se kanë pasur shumë sukses, me përjashtim ndoshta të uljes së taksës federale mbi të ardhurat.

Ai nuk duket të jetë në gjendje të debatojë me kundërshtarin e tij, pa tmerruar shumicën e shikuesve, dhe me sa duket nuk ia ndjen shumë për infektimin e persona të tjerë me Covid -19. Por edhe kështu, sondazhet mund ta nënvlerësojnë paksa mbështetjen që gëzon ai realisht.

Arsyeja është një dukuri që studiuesit e quajnë “militantët që nuk përgjigjen”. Me pak fjalë, kur kandidati që ju mbështesni ka një performancë publike të keqe, ju keni më pak gjasa që t’i përgjigjeni telefonatës së një anketuesi.

Anketuesit janë mësuar t’i rregulluar e tyre të dhënat, për të qenë demografikisht përfaqësuese të popullsisë si një e tërë. Imagjinoni që në një mostër votuesish të mundshëm, 50 për qind të mos kenë një diplomë universitare. Por sipas të Zyrës së Regjistrimit të Popullsisë, në vitin 2016 përqindja e votuesve pa shkollë të lartë ishte 60 për qind.

Prandaj për të pasur një mostër përfaqësuese të votuesve të mundshëm, këtij grupi duhet t’i jepet pak më shumë peshë, për ta sjellë atë në nivelin nga 50 në 60 për qind. Ngjashëm, nëse ka shumë pak të anketuar pa universitet apo me të ardhura të ulëta në një mostër, anketuesit duhet t’i përshtatin të dhënat e tyre për t’u përputhur me realitetin demografik apo gjeografik.

Por edhe pas korrigjimit të këtyre parametrave demografike, të dhënat e anketuesve mund të jenë ende jo-përfaqësuese në aspekte të tjera. Ata mund të kenë numrin e duhur të të rinjve apo jugorëve në sondazhin e tyre, por shumë votues republikanë apo demokratë – apo votues të Trumpit apo Bajdenit – në bazën e tyre të të dhënave të sondazhit.

Dhe ky problem del në pah, kur një ngjarje shkakton lajme veçanërisht të mirë apo të këqija, për një parti, sikurse është rasti edhe tani. Në këto skenarë, sondazhet mund të mbushen  papritur me militantë që janë të etur të shprehin optimizmin apo pesimizmin e tyre rreth presidentit.

Dhe për ekspertët e sondazheve, kjo është ndonjë gjë e re. Pasi studiuan sondazhet e presidencialeve të vitit 2012, hulumtuesit në Universitetit e Kolumbias, Stenfordit dhe Microsoft, vunë re se mbështetja për presidentin Barak Obama prirej të rritej apo binte ndjeshëm si një reagim ndaj presidenciale debateve.

Pasi debati të parë në të cilin kundërshtari  Obamës, Mit Romi, u vlerësua më mirë, vlerësimi i qytetarëve ndaj Obamës u përputh me ndarjen partiake, 57 dhe 47 për qind. Dhe pas debatit të dytë, në të cilin Obama pati një performancë më të mirë, pjesë e votës ndaj tij u rrit nga 48 në 52 për qind.

Studiuesit e panë me mosbesim atë ndryshim. Në kohën e një polarizim të madh dhe të ngurtë politik, ndryshimet reale në zgjedhjet presidenciale janë të rralla dhe të vogla. Kësisoj, ata bënë një verifikim tjetër. Krahasuan tendencat luhatëse në votën e projektuar për Obamën, duke kontrolluar tiparet demografike standarde, me votat që ai kishte marrë në vitin 2008.

Rishikimi i koefiçentëve, reduktoi ndjeshëm luhatjet në mbështetje. Në fillim të këtij viti, “The Economist” raportoi gjatë seancave për fajësimin e Trump, se popullariteti i tij në sondazhe që varej shumë nga demografia (mosha, seksi, raca, niveli i arsimit) ishte shumë më i paqëndrueshëm, sesa vlerësimi i tij në sondazhet që krahasoheshin me votimin e kaluar presidencial.

Pas shfajësimit të tij në Senat, vlerësimi i Trump në sondazhet standarde u rrit nga nën 40 në 43 për qind. Por në javët që pasuan, mbështetja ndaj tij u stabilizua në nivelin 42 për qind. Pas një buje mediatike rreth shumë së vogël të taksave që ka paguar presidenti, dhe së fundmi pas infektimit me Covid-19, Trump ka marrë disa goditje nga media.

Dhe këto janë lloji i kushteve, ku anketuesit shqetësohen se mbështetësit e Trump refuzojnë t’u përgjigjen telefonatave të tyre. Ndryshe nga modelet e tjera, sondazhi i “The Economist” përmban një rregullim jo partiak të pyetësorit.

Aktualisht, modeli ynë vlerëson se sondazhet që nuk i peshojnë të dhënat e tyre sipas variablave politikë, janë afërsisht 1-2 për qind më në favor të Bajdenit, sesa ato që bazohen në variablat politikë.

Ndërsa “New York Times” dhe “FiveThirtyEight.com”, i japin Bajdenit një avantazh prej gati 11 për qind në mbarë SHBA-në, modeli ynë e rendit kandidatin demokrat 9 për qind përpara Trump. Do të duhet një marzh i lartë gabimi në sondazhe, që Trump të përsërisë fitoren e vitit 2016.

Burimi i lajmit: https://www.economist.com/united-states/2020/10/11/the-race-for-the-white-house-is-a-little-closer-than-it-looks

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: SHBAshtepia e bardheTrump

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”
Bota

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
Telefonata me Putin, Presidenti Trump: Negociatat për armëpushim nisin menjëherë
Bota

Telefonata me Putin, Presidenti Trump: Negociatat për armëpushim nisin menjëherë

20:01 | 19/05/2025
Next Post
Ndryshimet Kushtetuese/ Rama: I gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik

Liroi të dënuarin përjetë, Rama: I paudhi me çyrk gjykatësi, sfidoi drejtësinë

Manastirliu jep dritën jeshile, hapen kinematë sipas protokolleve të COVID-19

Manastirliu jep dritën jeshile, hapen kinematë sipas protokolleve të COVID-19

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Kapen 115 kg marijuanë në aksin Kakavijë-Janinë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…
Aktualitet

Kandidatët e PS ankimuan në KQZ rezultatet, Rama u dërgon mesazh: Të mos i hyhet asaj rruge…

by mirseda
22:35 | 19/05/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj disa kandidatëve të Partisë Socialiste që...

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

Tradhëti mes mikesh? Kjo mund të zbulojë të vërtetën pas vrasjes së Valeria Márquez”

22:23 | 19/05/2025
“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

22:17 | 19/05/2025
Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat” e Kastros

21:52 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com